Ulqin: Zyrtarë të Komunës së Ulqinit u takuan me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale nga Kuvendi i Kosovës

October 26, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Vizita-shendetesis-Kosoves-Komunes-Ulqinit-Në Mal të Zi po qëndrojnë për vizitë zyrtare anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga kryetarja dr. Flora Brovina.

Delegacioni vizitën e filloi në Komunën tonë ku u takua me Kryetarin Z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

  1. Gjeka duke i dëshiruar mirëseardhje në Ulqin, foli për marëdhëniet tradicionale që Ulqini dhe shqiptarët në Mal të Zi kanë me Kosovën. Ai u ndal në ndihmesën që ka dhënë dhe po jep Kosova në shkollimin e të rinjve tanë, veçoi vizitat tradicionale të mysafirëve kosovarë në bregdetin e Ulqinit, foli për lidhjet e bizneseve si dhe për çështje të tjera  të rëndësishme nga fusha e shëndetësisë dhe mirëqënies sociale.

 

Ndërkaq  z.nj Brovina tha se qëllimi i vizitës në Mal të Zi është shkëmbimi i përvojave dhe sforcimi i marëdhënieve të Kosovës dhe Malit të Zi, në fushën e shëndetësisë, legjislacionit dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

 

Por, ne dëshirojmë të njihemi më për sëafrmi dhe me problemet e shqiptarëve në Mal të Zi tha ajo. Në këtë kontekst ajo u interesua për çështjen e maternitetit tonë, për kuadrot nga fusha e mjeksisë, për punëtorët që kanë punuar me vite në Kosovë por që ende ata vite shërbimi nuk po i njihen, insistoi në zhvillimin më të hovshëm të turizmit mjeksorë në Ulqin, ku siç tha komisioni ynë mund të lobojë në kuadër të nismave të bashkëpunimit regjional etj.

 

Palët u dakorduan që takime të këtij lloji janë në interes të përbashkët, andaj ata duhet shpeshtuar dhe çështjet e ngritura të marrin rrugën e zgjidhjes. Në takim mungonin pjestarët e tri partive opozitare të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosja, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nismës për Kosovën, të cilat njëherit kundërshtojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

 

Z.nj Brovina tha se në momentin kur Kosovës i janë hapur rrugët për pranim në UNESCO, për MSA-në për liberalizimin e vizave duhet dialoguar dhe të gjindet gjuha e mirëkuptimit për problemet që na preokupojnë.

 

Delegacioni nga Kosova në përbërje të të cilit ishte dhe Ambasadori Sentiq, vazhdoi takimet me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi, si dhe me një vizitë në maternitetin e qytetit, ndërkaq nesër ata në Podgoricë do të kenë një sërë takimesh me zyrtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe atij për marrëdhënie ndërkombëtare si dhe një takim është rezervuar edhe me deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi.

 

Vizita do të përmbyllet me një vizitën në Komunën urbane të Tuzit.

Komuna Ulqinit