Shkolla e peshkimit “Projekti për ruajtjen e ekosistemit detar në Ulqin”

October 28, 2015   | Bota, Lajmet / Vijesti

Shkolla e peshkimit-ruajtja-e-ekosistemit-UlqinSi pjesë përbërëse e “Projektit për ruajtjen e ekosistemit detar”, fillon me punë Shkolla e peshkimit, për të cilën interesim shprehën rreth 20 nxënës nga shkollat fillore “Boshko Strugar” si dhe asaj “Marshall Tito”.

Nxënësit do kenë mundësi të marrin dituri teorike si dhe praktike nga lamia e lartëpërmendur, ku planifikohen edhe lundrim me anije ku do kenë mundësi ta njohin më në hollësi bregun e Ulqinit.

Në mes tjerash nxënësit do vetëdijësohen me rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit detar, si dhe fondit të peshkut, dhe rolin madhor që kjo ka për të gjithë neve.

Kjo iniciativë hasi në reaksion pozitiv si tek nxëxësit, ashtu edhe tek mësimdhënësit.

Shkolla e peshkimit-ruajtja-e-ekosistemit-Ulqin-2

Të gjitha këto aktivitete po zhvillohen në organizim të partnerit në projekt – Klubit të peshkimit sportiv “Buna”, nën udhëheqjen e kryesuesit të klubit Muzafer Belo Çaushi.

Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation Facebook