Pastrohet ambienti publik dhe mbillen lule para Organizatës Turistike në Ulqin

November 2, 2015   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Këto ditë para T-Com-it dhe Organizatës turistike të Ulqinit, ka filluar pastrimi i zonave publike, mbjellja e luleve të llojeve të ndryshme dhe mbjellja e drunjve dekorativ.

Mbillen lule para Organizatës Turistike në Ulqin-2

Ulqini është një ndër qytetet më të bukur në bregun e detit e Malit të Zi. Mirëpo, Ulqinit i mungojnë më shumë hapsira të gjelbërta publike. Edhe ato të cilat gjenden në pronën shoqërore, nuk mirëmbahen në nivelin e duhur, pasi që gjatë sezonit turistik shpesh herë “keqëpërdoren”. Hapsirat publike na takojnë të gjithëve, prandaj, duhet ti ruajm dhe ti kultivojmë .
Një shembull i mirë, për të lavdruar gjendet pranë ndërtesës ku gjendet OT e Ulqinit. Duke falenderuar drejtoreshës Zanës Sarvan, kjo pjesë ka fitur sot një pamje më humane, një pamje më të bukur për sy dhe për shpirt..

Ismet Karamanaga Facebook

Mbillen lule para Organizatës Turistike në Ulqin-1

Mbillen lule para Organizatës Turistike në Ulqin-3