Komuna e Ulqinit si duket doli përkohësisht nga “Bllokada…” në 500 mijë euro..?!!

November 3, 2015   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Komuna-UlqinitShkruan: Muhamet Nika

Sipas burimeve të sigurta , Komuna e Ulqinit , u zhbllokua përkohësisht nga “ Bllokada “, sipas një vendimi të gjykatës   supreme e cila bëri realizimin e borxhit inekzistent të firmës Progres nga Piroti serb…?!

E veçanta e gjithë kësaj çështjeje , në këtë kohë të ekzekutimit,me sa duket qëndron në vetë paratë e marra që nuk po çohen sipas traditës duke përfshirë të gjithë paragrafet buxhetore duke përfshirë edhe rrogat e të punësuarve , por mbi bazën e një prioriteti të bërë ndaj tyre .

Mbase kjo lidhet edhe me një shkresë të sindikatës e cila ka paralajmëruar padi ndaj” këtij krimi të organizuar” dhe merret vesh që shumë shpejt do të insistojnë të sekretariati përkatës informacion shtesë për mënyrën e realizimit të lëndës duke kërkuar që për këtë të deklarohet edhe vetë Kuvend i Ulqini. Si duket ky i fundit tashti një kohë të gjatë   ka dezertuar dhe nuk po e ushtron rolin e vet kontrollues.

Më herët edhe një grup i qytetarëve ka paralajmëruar se do të kërkojnë nga kuvendi të deklarohet me konkluzë për fatin e 3 milionë eurove të humbura në proceset gjyqësore të viteve të fundit dhe nëse nisma e tyre refuzohet nga klubet e partive atëherë për gjithë këtë do të shkohet në thirrjen e kuvendit me nënshkrime të qytetarëve që kësaj radhe imponohet si i pa evitueshëm