Tawkwondo Ulqini në “Tirana Trophy” me 5 medalje

November 3, 2015   | Lajmet / Vijesti
Tawkwondo Ulqini në Tirana Trophy-2015Taekwondo Tirana Trophy 2015Gjatë vikendit që lam pas me datë 31 tetor dhe 1 nëntor në Tiranë u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së “Tirana trophy 2015”. Në këtë turne morën pjesë 34 klube me afro 350 garues nga vendet e rajonit si, Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Italia, Kosova.

Dita e parë ishte për kategorinë e fëmijëve (children) I-II dhe të kadetëve, për të vazhduar me ditën e dytë gjejgësishtë me kategoritë junior dhe seniorë.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u prezantua me 5 garues dhe një refer. Rezultati i garuesve tanë në këtë garë është, një medalje e artë, dy medalje të argjendit dhe dy medalje të bronzit. Medaljen e artë e fiton garuesja; Ardiana Karamanaga në kategorinë senior F-49 kg.
karamanaga
Me medalje të argjendit u kurorzuan; Armra Dushku në kategorin children F-31 kg, dhe Esad Kraja ne kategorin kadet M-45 kg. Ndërsa me medalje të bronzit u kurorzuan Edina Kraja kadet F-44kg. dhe Sulejman Murati në kategorinë senior M-63 kg.
Falenderojme sponsoret dhe prindërit e garuesve që na mundësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet sportivë. Poashtu falenderojmë organizatorin e turneut z. Endri Hoxha për mikëpritjen e ngrohtë.