Pritet të hiqet taksa e karburantit në fundjave

November 4, 2015   | Reportazh / Reportaža

Pompa e benzinit-SukobineVendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli taksën për karburant të vendosur nga qeveria në kundërshtim me këtë akt, do të hyjë në fuqi brenda dy-tre ditëve, me siguri gjatë vikendit, kanë njoftuar nga Fleta Zyrtare.

Qeveria e Malit të Zi e vendosi taksën prej 7 cent për litër para disa muajsh  me qëllim financimin e autostradës Tivar-Boljare dhe sportit, por Gjykata Kushtetuese e cilësoi këtë akt si të paligjshëm dhe përzierje në kompetencat e Kuvendit.

Nga kjo taksë qeveria ka grumbulluar mbi 9 milion euro, por nuk ka gjasa që të kthehen këto mjete.

TVCG