Katastrofë ekologjike në gjirin e Valdanosit, mister dhe shkaqet nga peshqit e ngordhur – Video

November 6, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Katastrofë ekologjike në gjirin e Valdanosit-UlqinFoto ilustrim: bokanews.me

Në video ndoshta qindra apo mijëra peshq të ngordhur pahen në fund të detit në gjirin e Valdanosit, por shkaqet mbeten të paqarta.

Duke shikuar videon nga Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation , ende fondacioni për mbrojtjen e tyre nuk ashtë shpreh dhe nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë sëmundje, apo peshqit kanë ngordhur si pasojë e ndonjë peshkimi me dinamit apo me lëndë helmuese apo pesticide bujqësore.

Varianti i helmimit mund të rezultojë i vërtetë, pasi autorët janë kujdesur të marrin peshqit e mëdhenj dhe të vegjlit i kanë lënë në fund të detit.

Rrymat dhe dallgët di ti nxjerrë këta peshq në breg, ku më von do ti tërheq vëmendjen e pushuesve dhe turistëve në plazhet e Ulqinit. Mirëpo asnjë përfaqësues nga autoritet lokale, të mjedisit apo peshkimit nuk e bëren alarmante ngordhjen e peshqve.

Video – Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation Facebook