Pergjigjeja e Forcës – Gjekës: Thirrja për konsenzus nëpërmjet mediave është joserioze

November 9, 2015   | Politika

Forca-GjekësDeklaratë për media

Dje Kryetari Fatmir Gjeka, nëpërmjet mediave u dërgoi thirrje partnerëve të koalicionit për konsenzus, në lidhje me Planin e Sanimit të Komunës së Ulqinit në kreditimin me vlerë prej 5.5 milion euro, raporton portali Lajm.me.
Kjo thirrje nëpërmjet mediave, pa kyçjen e Forcës në procesin e përgaditjes dhe prurjes së vendimit për planin Planin e Sanimit, është pjesë e lojës së tij politike me të cilën mundohet që përgjegjësinë për gabimet e mundshme tia kalojë Forcës së Re Demokratike.

Me këtë ai vazhdon qëndrimin e tij arbitrar ndaj marrëveshjes dhe partnerëve të koalicionit, sidomos ndaj Forcës, e cila ishte faktori kryesor që i mundësoi ardhjen në postin e kryetarit të komunës së Ulqinit.

Kjo në fakt është vazhdim i qëndrimit të tij të papërgjegjshëm ndaj Forcës, njëjtë siç ishte i papërgjegjshëm edhe qëndrimi i tij ndaj rastit të ashensorit në Kala.

Tani edhe ne nëpërmjet mediave e pyesim z.Gjeka: Për çka bëhet fjalë?

Nëse parashikon që zbatimi i Planit të Sanimit të fillojë gjatë vitit 2015, atëherë njëkohësisht Kuvendit Komunal duhet ti dorëzojë për miratim edhe Rebalancin e buxhetit për këtë vit, çka ai nuk e ka në plan ta bëjë.

Ne deri tani nuk kemi marrë as propozimin për Rebalancin e buxhetit, dhe çka është më e çuditëshme, as Planin e Sanimit për të cilin ai kërkon konsenzus.nëpërmjet mediave.

Se për cka bëhet fjalë, me siguri që Gjeka do të na e bëjë të qartë si neve, partnerëve të koalicionit, ashtu edhe mediave nga të cilat kërkon mbështetje.

Shërbimi Informativ i Forcës