Nika: Zoti Zenka – nuk po ju kuptoj se për ku e keni fjalën në rastin e “ Kinobashtës”?!

November 10, 2015   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

Ky vështrim ka të bëjë me seancën dëgjimore për humbjen e pronësisë të këtij objekti nga komuna që po bënë prokuroria e Tivarit dhe deklarimin e këshilltarit M. Zenka për këtë punë lidhur me përgjegjësitë eventuale timen të kësaj kohe…?!

Them të vërtetën , për gjithë atë që thatë për media, nuk po arrij të ju kuptoj kur përgjegjësinë për humbjen e saj e kërkoni mbase në kohën time. Duke thënë:” „Ekzistojnë përfundimet e institucioneve relevante prej para shtatë ose tetë vitesh që Kino bahçja kurrsesi nuk duhet të kishte ridedikim“,nëse me këtë keni menduar në mua- unë nuk ju kuptoj-?!

Ose ju kuptoj shqetësimin sepse atëherë , ju me ardhjen time, vërtetë e humbët ,” Kinobashtën” , në fakt e humbën miqtë tuaj të partisë dhe e fituan do miq tjerë në rrethana ligjore..”.Por prapë se prapë, me ardhjen tuaj si nënkryetar, më duhet të them se  nuk i latë keq…?!!

Në shkrimet në vazhdime , për të kënaqur të gjithë ata , të cilët jetojnë me këto histori, do të sjellim do shkrime në vazhdime, kurse sot po themi vetëm aq sa mjafton për të sqaruar drejtë opinionin dhe shtojmë atë më esencialen.

Në dokumentin e Komisionit për Kthimin e Pasurisë në Komunën e Tivarit(KU LËNDET KALUAN SI PROBLEMATIKE DHE MBETËN TË PA ZGJIDHURA, FALË KOMISIONIT PARLAMENTARË QË FORMOI PARTIA E JUAJ NË KK ULQIN , ME ANËTARË TË SNP-SË, TË PROPOZUAR NGA JU …?! MADJE DËSHMOHET SE AI    NUK I PARAQITI RAPORT KUVENDIT DHE PUNOI PA KVORUM , PASI QË NJËRI ANËTARË I JUAJI  VDIQ DHE NUK U PLOTËSUA…. E QË PËR GJITHË KËTË , PËR HUMBJEN E PASURISË PUBLIKE QË KRIJOI ME PUNËN E VET, U AKUZUA DHE U ZHGARKUA ME VENDIM NGA KRYETARI G.HAJDINAGA ), SHKRUAN, PRA NË AKT-VENDIMIN ZYRTAR TË KOMISIONIT TË TIVARIT:”Paraqitësit e kërkesës( për kthim të pasurisë – kinemasë verore),…Zyber Nikolla…, kanë shtruar kërkesën në mënyrë që tu kthehet pasuria tokësore e cila ka mbetur e pa ndërtuar dhe nuk i shërben qëllimit e që dëshmojnë të dhënat e gjeometrave, kurse pjesa tjetër e cila është në funksion dhe e ndërtuar(ku është qitur betoni- vërejtja jonë)?!,kërkojnë pagesën e drejtë në të holla nga fondi i kthimit të pasurisë”. Këtë kërkesë të tyre – për kthim të pjesshëm- komisioni e realizoi më datë 19.12.2008.

Tjetër, familja e ish-pronarëve, kishte kërkuar që për objektin në fjalë të mos jepet më me qira, por të vihet në shërbim dhe në mur të saj , të vihet një pllakë përkujtimore, në të cilën do shkruhej se familja e Zyberëve, ia jep këtë tokë falas , bashkësisë së qytetit, për të ushtruar veprimtari filmike dhe kulturore.

Gjatë kohës time si funksionarë – kryetar parlamenti, dhe tuajën si nënkryetarë, po dhe këshilli drejtues i kohës bashkë me drejtorët që më pasuan u përkujdesën që kinemaja të mos jepej më me qira. Mirëpo kjo praktikë e jona po duket se nuk u pasua nga të tjerët. Të cilët as vuan pllakën e kërkuar në mur dhe as nuk u ndalën në nënshkrime të kontratave të reja  me persona tjerë, që provokuan proces të ri .

Unë nuk jam jurist, por kam mësuar të kuptoj praktikën juridike të kuptimit të kontratave, e cila të udhëzon që nenet e një kontrate duhet të trajtohen në tërësi dhe jo të shkëputura nga kontesti dhe se ata marrin dimension të ndërsjellë të dyfishtë dhe trefishtë me palët dhe aktet tjera juridike q të cilave u referohen nenët.Shtojmë se fjala kontratë vjen nga latinishtja ,dhe do të thotë që është e dyanshme- kupto kontra…?! Më vjen mirë që gjykatat e të gjitha niveleve i komentuan nenet e kontratave të   mija ashtu si edhe vetë i kisha kuptuar e nënshkruar…?!!!

Shih për këtë arsyetimin e dokumentit të nënvizuar me laps të komisionit për kthim të pasurisë…në Tivar,nr.030-ul.-6-308-5/08 prej më 19.12.20.

Komisioni-per-kthim -te-Kino-Bashta-Ulqin

Komisioni-per-kthim -te-Kino-Bashta-Ulqin-1

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„