Në Mali të Zi, “rrogë” e përjetshme për nënat e tre apo më shumë fëmijëve

November 11, 2015   | Reportazh / Reportaža

nenat ne mal-te-ziNga 1 janari 2016, nënat e punësuara të tre ose më shumë fëmijëve në Mal të Zi, të cilat kanë 25 apo 15 vjet të shërbimit në punë, do të marrin një asistencë mujore.

Nga dita e parë të vitit të ardhshëm do të hyjnë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, nga ku do të përfitojnë rreth pesë mijë gra në Malin e Zi.

Gratë që i përmbushin kushtet e asistencës, do të duhet të vendosin në mes të pagës dhe asistencës apo pensionit dhe asistencës. Kjo do të thotë që nuk mund të merret rroga dhe asistenca, apo pensioni dhe asistenca.

Nënat që punojnë, që kanë tre ose më shumë fëmijë, të cilat kanë 25 apo 15 vjet shërbim, do të marrin asistencë të përjetshme në vlerën 70 për qind të pagës neto mujore në Mal të Zi. Gratë që kanë 15 vjet përvojë kumulative pune dhe tre ose më shumë fëmijë do të marrin asistencë prej 40 për qind të të ardhurave mesatare neto. Paga mesatare neto në Mal të Zi arrin në 477 euro. Kjo do të thotë se nënat me tre ose më shumë fëmijë do të marrin 333 euro, apo 193 euro.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikës së Malit të Zi (MONSTAT), aktualisht në Mal të Zi ka 3,140 gra me tre fëmijë, dhe rreth 1,560 me katër fëmijë.

Nga ministria përkatëse nuk mundën të specifikojnë se sa para do të nevojiten për ndarjen e asistencave mujore për nënat me tre ose më shumë fëmijë.

Partia Liberale, më parë kishin grumbulluar më shumë se 6.000 nënshkrimeve nga qytetarët për nismën për ndarjen e asistencës për nënat.

Koha Net