Humb jetën 79-vjeçarja, asfiksohet nga zjarri Fatime Kasneci

November 12, 2015   | Lajmet / Vijesti

Zjarrfikesit-e-UlqinitFoto ilustrim:

Një zjarr i madh ka rënë sot pasdite në orën 13,35 në fshatin Brajshë të Anës së Malit. Për pasojë një person raportohet se ka humbur jetën, raporton gazeta “Vijesti”.

Raportohet se viktima është e moshuara Fatime Kasneci 79 vjeç. Njësitet policore, së bashku me zjarrfikësit, i janë përgjigjur rastit.

Nga të dhënat e para mësohet se e moshuara nuk ka mundur dot të largohet nga vendngjarja. Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor policor për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe zbuluar rrethanat e ngjarjes.