Nika: Kinobashtën nuk e dhash me qira me vullnetin tim – por mu imponua..?!

November 12, 2015   | Opinione

Muhamet-Nika-Kino-Bashta-UlqinMuhamet Nika

Qysh në fillim të vitit 2003 , pasi u zgjodha drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Ulqin, publikisht ceka se do të ndërpres praktikën e dhënies së kinemasë verore me qira dhe pa tender publik si diskotekë ETJ., dhe se do përpiqem ta vë në funksion të sajin si kinema verore. Kujtojmë këtu, se filmi i fundit në te, duhet të jetë shfaqur diku në vitin 92- 93 dhe zakonisht e përdornin për diskotekë vazhdimisht njëjtit persona- Herë me konkurs e herë pa konkurs?! Kjo dëshmohet edhe në arsyet e dorëheqjes së Kryetarit të Këshillit Drejtues në mandatin paraprak -zotit Mustafë Dollaku.

 

Shih Kronikën numër. 49, prej më 6.4.2003.në të cilën shkruan: “…Këtë vit nuk do të lejojmë që kino-bahçja të jetë disko-klub..”

Nga kjo del që të paktën një vit  kinemaja verore nuk punoi fare si diskotekë edhe pse humbëm rrogën e një muaji të te punësuarve të qendrës.

Për ta venë këtë në funksion- si kinema- në atë kohë arrita edhe një marrëveshje me kryetarin e komunës z. F.Nimanin – shhih shkresën e shtëpisë së kulturës ,nr.42 , më 31. 3. 2003 .

Ugovor-Kino-Bashta-Ulcinj-Ulqin

Por kjo nuk u arrit dhe mendoj që ndodhi kështu, mbi bazën e ndonjë presioni të mundshëm të militantëve partiakë, që kinemaja tu jepej njerëzve të afërt me këtë subjekt-Udshë-në ,ndaj edhe projekti i vënies në funksion – dështoi.
Me gjithë këtë , kur mjetet nuk u dhanë nga komuna (diku rreth 8mijë eura), pas konkursit të hapur atë e dhamë sërish , por me një premtim nga qiramarrësi i më parshëm, se ajo nuk do të jepej më diskotekë , por vetëm për koncerte si dhe jo më për 3000 euro , por për 8000 €.?! Duke e ditur që ky person nuk i pagoi të gjitha paratë por gjysmën e tyre , nga 8000€ pagoi 4000€ , atëherë vitin e radhës e hoqëm fare nga kombinimi dhe kinemaja nuk punoi një sezonë të tëre duke e dhënë vitin tjetër të interesurve tjerë me çmimin e fundit të arritur prej 800€. Mekëtë edhe u ndërpre praktika e dhënies së saj vazhdimisht me qira   të njëjtit person .

Ugovor-Kino-Bashta-Ulcinj-Ulqin-1

Kontrata e më vonshme e imja e nënshkruar me personin tjetër , e kemi thënë se ishte e afatizuar dhe jepej për veprimtari kulturore. Kjo dëshmohet të ketë vazhduar edhe nga pasuzesi i im, me një kontratë qiraje ditore e nënshkruar, më 17. 07. 2008 , në të cilën drejtori pasues, ia pat dhënë qiramrrësit paraprak, për të dhënë koncert , më 17.
O7.2008. duke filluar prej orës 21 ku ai do të shfaqte koncert nga një grup prej Gjakove.
Shih kontratën.

Ugovor-Kino-Bashta-Ulcinj-Ulqin-2

Tjetër edhe deri sa isha kryetar parlamenti , kam lejuar propozimet që vinin nga ekzekutivi , për të ndarë mjete , për meremetim të sajin dhe për këtë kam njoftuar qendrën e kulturës edhe me shkrim, shih shkresën Nr. 02-59oo/09, prej më 30.12.2009.

Ugovor-Kino-Bashta-Ulcinj-Ulqin-3

Një gjë është tepër indikative që me ligjin e ri edhe shtëpia e kulturës, do të privatizohet duke qenë shoqëri aksionare dhe ish pronari mund të jetë hisenik me tokë në investimin e ri….?!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„