“Bereqeti” ka hapur objektin per grumbullimin dhe shperdarjes e rrobave te perdorura

November 13, 2015   | Shoqëria / Društvo

Lokali-Bereqeti-UlqinMexhlisi i Bashkesise islame ne Ulqin ka caktuar per komisionin “Bereqeti” lokalin perballe xhamise Kryepazarsi pike per te mbledhur ndihma dhe per t’i shperndare ato me tej.

Momentalisht lokali eshte duke u adaptuar per t’u bere gati per javen qe vjen. Sic behet e ditur nga “Bereqeti” hapesirat e reja do te jene ne funksion te mbledhjes se garderobes dhe shperndarjes se saj si dhe te mjeteve dhe elementeve tjera te cilet do te shperndahen me tej.

Hapesirat e “Bereqetit” do te jene edhe vendtakim i aktivisteve te Bereqetit me bashkeqytetaret te cilet cfaredo lloj ndihme mund ta dergojne aty. Bereqeti i Bashkesise islame ne Ulqin dita-dites deshmohet me punen e vet duke ndihmuar ne menyre me te organizuar Bashkesine islame ne Ulqin qe te kryeje misionin e vet fisnik. Akoma pa perfunduar punimet, Bereqeti ka dhuruar nje karrige per persona me nevoja te vecanta dhe vazhdon te mendoje per kategorine e njerezve e cila ka me se paku kujdesin e shoqerise.

 Me kete rast bejme apel njerezve dashamires te cileve keto rroba nuk i duhen(rroba dimrore) ti sjellin ne kete objekt diteve te caktuara!Grumbullimi behet te marteve dhe xhumave prej ores 9-12. Ju falenderojme ne mirekuptim!

Munib Abazi