Nika: Çka i pret qytetarët e Ulqinit pas mbledhjes së fundit të kuvendit ?!

November 17, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

ForcaNga Muhamet Nika

Edhe pse për veten time nuk e preferoj “të qiturit fall..”, nga se për te ka nevojë vetëm i pa dituri hallexhi dhe i sëmuri , me gjithë atë themi se duke pasur parasysh faktin që ne, të gjithë jemi nga pak hallexhinj, në se jo të sëmurë, mendoj që kësaj radhe nuk gaboj kur them se në Ulqin , mund të vijë deri te ri kompozimi politik sipas asaj që shkruan gazeta “Vjesti”.

Këtë në një farë forme nuk e mohuan asnjë nga liderët e partive shqiptare. Këtu veçoj pohimet e Loros së DPS-it të cilat me gjithë atë dalin si jo serioze ngase përsëriten vazhdimisht, por kuptohet as në ata të Forcës të cilat shkojnë në të njëjtën vijë dhe bëhen për propagandë e motivim të anëtarëve të vet. Konkretisht këtë opinion e bazoj në deklaratën e Gjekës i cili deri tani, ishte më e matur , por kjo e fundit le shteg për të menduar edhe në rikompozim në pushtet , me kusht nëse deklarata nuk kishte për qëllim te bënte , me ruajtjen e krenarisë dhe dinjitetit të vet para të tjerëve të cilët del se disi” po i lypin mejdan..”?!

Po cilat janë arsyet sipas meje?!!

Mendoj që kuvendi dje, duke votuar vendimin për kredi marrje prej 5 milionë e gjysmë erosh që bashkë me dy kreditë tjera   bëjnë 30 milionë euro , doemos që zgjon oreksin për aventurë të atyre që janë mësuar si dhe të atyre që janë të deshiruar….?! Një fjalë e urtë popullore thotë se :” njëherë vjen vera ka dera..”, e politikanët tanë kanë shqisa për ta nuhatur mirë dhe me kohë këtë. Kjo që thamë do të vlente si për Cungun ashtu edhe për Ndrekiqin. Kuptohet në se këto të dy kanë sukses dhe arrijnë e sigurojnë shumicën nga rivalët në parti të vet. – Cungu nga Nimanbegu, kurse Ndrekiqi nga Shkrela. Mirë po që kjo, ka shumë pak  të ngjarë që të ndodhë?!

Tjetër ky konstatim fiton në peshë , kur dihet që Ndrekiqit i ka rënë disi çmimi politik në”berzë..”, pasi mbet pa funksion dhe ndikimi në Elektro nuk është më! Mbase ky edhe do të kënaqej si kryetar parlamenti?! Kurse edhe kryetari aktual Gjeka – tashti pasi e kreu punën që priste Cungu, duke nënshkruar vendimet në 30 milionë euro, kuptohet se nuk mund të llogarisë më në Cungun për partner.

Çfarë do bëjë Haxhibeti?!

Ky i fundit që është kryetar parlamenti edhe nuk pritet të bëjë ndonjë turbulencë për humbjen eventuale të postit . Duke qenë se ishte vetëm një hap larg qëllimit- kryetarit të komunës, ky   pritet që prehjen ta gjejë shumë më mirë në profesionin e vet si inxhinier i komunales dhe nga pozitat e funksioneve në ekipin me skuadrën e koalicionit Forcë- Dps, do të ishte shumë afër kredisë prej 25 milionë eurosh që pritet të thithin komunalitë- punë të cilën e ka bërë edhe më herët me profesionin dhe firmën e tij..?! Thjesht për te rikompozimi do të ishte një salto-vitale?!

Çka nëse Milloja dëshiron të flijojë Gjekën..?!!

Nëse Milloja vendos për të flijuar Gjekën, në çka pak ka mundë..,dhe nëse pas kësaj Ndrekiq e Cungu nuk arrijnë të mposhtin rivalet brenda partisë së vet, atëherë imponohet një zgjedhje tjetër e cila do të ishte më e pëlqyeshme edhe për vetë Gjekën e që do të ishte si më poshtë:

Këshilltarët e Nazifit dhe Ndrekiqit, do t’i votonin mosbesimin Gjekës,kurse ky kuptohet se nuk do të jepte dorëheqje dhe do të vazhdonte si kryetar për 6 muaj deri në zgjedhjet parlamentare.

Kjo pa dyshim se do të ishte   një favor për tu faktorizuar sërish dhe koha mund të punojë për te duke llogaritur në subjektet dhe grupet e individët që do ti bashkoheshin. Pastaj edhe mjetet nga kreditë si dhe reputacioni i tij i pa konsumuar që nuk luhatet në raport me aferat e të tjerëve . Dhe në fund fare rezulton që ky për momentin të jetë simpatik për mediat serbo-malazeze  krahasuar me dy rivalët e vet.

Siç shprehet edhe ai vetë kur thotë se : “ Unë nuk i mashtroj mediat- u them të vërtetën , dhe mirë bënë, nga se nuk mund të jetë më i zgjuar se ata:”?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„