Gjukanoviq: Kishat serbe në Krajë do të prishen – Video

November 18, 2015   | Reportazh / Reportaža

kisha-ortodokse-serbe-ne-majen-e-malit-te-rumise1Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, deklaroi të mërkurën në Parlamentin e vendit, se shteti do të rrënojë ato objekte që janë ndërtuar pa leje por dhe që cënojnë harmoninë etnike në vend.

Kreu i qeverisë së Podgoricës është përgjigjur në një interpelancë i pyetur nga deputeti shqiptar, Genci Nimanbegu.

Deputeti i Forca-s, Nimanbegu, e pyeti Gjukanoviqin në lidhje me veprimet e ndërmarra nga qeveria për të ndaluar ndërtimin e objekteve (kishave) në ujdhesat (ishujt) e Liqenit të Shkodrës rreth Krajës.

“Këto objekte, tha Nimanbegu, që po ndërtohen nën jurisdiksionin e Parqeve Kombëtare,  janë në dëm të marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe cënojnë harmoninë fetare në Mal të Zi”.

Gjukanoviq, pasi numëroi disa nga masat e marra për ndalimin e ndërtimeve nga Drejtoria e Inspektimeve, tha se fatkeqësisht në Mal të Zi akoma ekzistojnë forca që për hir të politikës, veprojnë kundër harmonisë ndëretnike në vend.

Përveç objekteve në Liqenin e Shkodrës, Nimanbegu përmendi edhe kishën në Rumi si dhe atë që po tentohet të ndërtohet në Martinaj, si akte që tashmë kanë prishur traditat e mira të trashëguara nga e kaluara.

Gjukanoviq u pajtua që shteti duhet të tregojë forcën e vet në eliminimin e këtyre akteve, dhe të rrënojë cdo objekt pa leje që cënon harmoninë ndëretnike në Mal të Zi. /tesheshi.com/

YouTube Preview Image