PD kerkon të zbulohet kush fshihet prapa portalit “Lajm.me”

November 18, 2015   | Politika

Partia-demokratike-mali-i-zi-ulqinPartia demokratike (PD) e Fatmir Gjekës ka deklaruar se nga Agjencia për media elektronike dhe nga institucionet tjera në Mal të Zi do të kërkojë informatën se kush fshihet pas portalit “Lajm. me”, në gjuhën shqipe, raporton portali Ul.info.

“Dëshirojmë të dimë se kush ka të drejtë të shkruajë çfarë i bie ndër mend pa asnjë lloj kriteri. Ky është detyrimi ynë ndaj opinionit të gjerë”, thonë nga PD-ja.

Ky portal rreth mesnatës ka publikuar informatën se ka dështuar takimi i drejtuesve të partive shqiptare, i cili me iniciativë të PD-së u mbajt mbrëmë në Ulqin rreth përpilimit të platformës së përbashkët politike, ndërsa në mëngjes ky “lajm” thjesht është fshirë.

“Çfarë profesionalizmi!? Qesharake dhe trishtuese”, shtohet në kumtesën e PD-së.