U realizua nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të partnerëve lokal dhe Komunës së Ulqinit

November 18, 2015   | Lajmet / Vijesti

nënshkrimi i Memorandumit ne komunen e Ulqinit-Sot, në Kabinetin e Kryetarit të Komunës, u realizua nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të partnerëve lokal: Komunës së Ulqinit, Prokurorisë Shtetërore (Ulqin), Zyrës së Policisë (Ulqin), Qendrës për Punë Sociale (Ulqin), Shtëpisë së Shëndetit dhe organizatës së shoqërisë civile “HORIZONTI i RI”. Për arsye objektive, me Gjykatën Themelore (Ulqin), ky Memorandum do të nënshkruhet nesër.
Me këtë aktivitet, organizata e shoqërisë civile “Horizonti i RI” fillon realizimin konkret të projektit me titull: “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT TË DROGAVE DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të cilin e mbështetë Ambasada e SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.

New Horizon NGO Facebook