Reperi ” X ” publikon albumin e parë “Mbret”

November 20, 2015   | Lajmet / Vijesti

X - Shkelqim RavjaShkëlqim Ravja është një reper i ri në tregun tonë muzikorë,ai është i njohur si X  dhe tashmë ka lansuar albumin e tij të parë me muzikë hip- hop transmeton parrotlla.net

Albumi titullohet “Mbret” dhe të gjitha këngët janë të punuara nga ai .

Në një prononcim për parrotlla.net ai ka treguar më shumë detaje për albumin duke thënë. “Rrymat muzikore të përdorura dhe alternuara në këtë album janë krejtësisht bashkëkohore.  Influencat si  Dubstep, DNB, RnB  janë të dukshme në  albumin në fjalë, mirëpo dominon  influenca e  rrymës  Hip Hop, që duket edhe të jetë vokacion I autorit. Puna për realizmin e albumit  “Mbret” ka qenë shumë impenjative dhe ka marrë mbi një vit e gjysëm kohë albumi ka gjithsej 11 këngë”.

Albumi fillon me këngën “Intro” e cila ka si gjetje interesante faktin që I  përmledh të gjithë titujt e këngëve të albumit në nje text të vetëm. “Loja” me titujt si një tërësi  tenton të shpjegojë të gjitha gjendjet emocionale që e shqetësojnë autorin dhe bashkëmoshatarët e tij. Një RnB baladë vjen përmes këngës “Nuk jena bashkë” ku X u këndon raporteve njerëzore dhe të vërtetave të tyre.  Një qasje më ndryshe, paksa më e hapur mbi dashurinë shprehet në këngën “Dashni”. Kështu, kënga kthehet dhe njëherazi sugjeron një koncept  interesant të të kuptuarit të botës nëpërmjet dashurisë. “Dritë” , “All I Know” dhe “Ilac feat.Elinel” kanë tingëllimë më serioze dhe shprehin pakënaqesitë, dyshimet dhe mendimet e ketij artisti mbi shoqërinë dhe realitetin tonë.

Jo vetëm muzika që është një mix ekperimental, por edhe tekstet me indicie të forta sociale dhe të revoltës spikasin në këtë album.

Koveri I albumit “Mbret” ka poashtu domethënie të veçantë.  X e shpjegon këtë më së miri: “Para pasqyrës mund të shohësh gjithçka që ti dëshiron në jetë, mund ta shofësh dhe veten tënde si “Mbret”. Koverin  e ka krijuar Granit Bunjaku, i cili tashmë ka bërë emër me ballinën e albumit të Eminemit, “The Eminem Show”.

Ka dy arsye që ky artist I ri ka vendosur ta pagëzojë veten artistikisht me një shkronjë të vetme, atë X. Së pari X është shenja e kryqëzimit, çka në rastin e X presupozon kryqëzimin e stileve muzikore, duke e bërë në vetvete këtë artist tepër të veçntë për tregun tonë muzikor. Dhe së dyti kryqëzimi I këtyre stileve muzikore sjell në vete X-in si  diçka të panjohur, të themi një lloj të muzikës të së ardhmes! /parrotlla.net/

YouTube Preview Image