Nika: A do të bëhet dhe si – komuna aksionare e ish – Otrant Komercit?!!

November 24, 2015   | Opinione

OTRANT-KOMERC-ULQINShkruan: Muhamet Nika

Merret vesh që N.Cungu, arriu e shtini në dorë “ me fizibilitet- zhvillim të qëndrueshëm”, tregun e shqiptarëve në Totosh …?!!

Në një shkrim të huazuar nga gazeta DAN, të cilit i referohet portali Lajme nga Ulqini , mësohet se ish kryetari i komunës – N.Cungu , para do ditëve, ka rrethuar hapësirën publik-“ tregun e shqiptarëve..” në lagjen Totoshi, para ish Otrant Comercit, pasi e kish blerë atë me një tender . Dhe kështu mësohej se veprimi i tij ishte “ me fizibilitet- i qëndrueshëm”, ashtu siç e ka zakon të shprehet për zhvillimin ekonomik të punëve publike?!!

Tjetër, shkrimi i gazetarit bazohej në një deklaratë të dhënë nga Rexhep Taganit , ish drejtor i Otrantit   që veten e prezantoi si përfaqësues i Otrantit në Ulqin, duk u munduar të na bindin në deklaratën e tij se këtu është çdo gjë në rregull dhe se Cungu shumë shpejt , do të mbyllë edhe rrugën , përballë tregut që pritet ta fitojë me gjyq…?!

Për kuriozitet , cekim se ashtu si Cungu , i cili privatizoi shtëpinë e mallrave nga firma tregtare komuniste e Otrantit, që përfundoi në duar të te huajve- Monetëse, dhe ky i fundit- Tagani, pat privatizuar nga shteti, shtëpinë e mallrave në Katërkollë ( kuptohet pa bekimin e komunës -kuvendit) dhe përmes rreshtave sikur niste porosi, që ashtu si Cungu i cili pretendon të shtjerë në dorë rrugën , buzë tregut ashtu do të ketë të drejtë që edhe ky nesër me gjyqe që të shtjerë në dorë Sheshin Skenderbe në Katërkollë – përballë lokalit të vet – madje që tash e ka të rrethuar atë, me do” zhardinjerë”, të vënë aty, “ ashtu kot”nga ndërmarrja komunale për pastrim…?!!

Cilat janë të pavërtetat kryesore të pohimeve të Taganit në lajm?!

  1. Që ish Otranti- nuk ka as seli e as përfaqësues e as gjiro-llogari të vetën në Ulqin, për të cilat flet Rexhepi?! Dhe se selia bashkë me gjiro-llogari është në KOPËR – Slloveni e ku duhet të kenë arritur edhe paratë e marra nga komuna me proces gjyqësor – koha e Cungut…?!
  2. Se përfaqësues i saj në Ulqin , deri vonë paraqitej një femër diku nga një qytet verior i Malit të Zi- mbase edhe” konobaricë”?!
  3. Se në tenderin për të cilin flet “përfaqësuesi i Otrantit-Tagani”, thuhet që objektin e bleu me “ çek” , një firmë nga Tivari dhe që për këtë ka ngritur padi ndaj Otrantit dhe nuk dihet se e kuajt do jetë nesër kjo hapësirë
  4. Që paratë e marra nga Otranti në procesin gjyqësor nga komuna   mbi 200 mijë euro kanë përfunduar në Kopër…?!! Dhe që ato të holla kurrë më nuk do të kthehen, ashtu si nuk mund të kthehen këta të Progresit- Kallaçit, sepse firmat mund të fshijnë gjiro-llogaritë e veta..?!
  5. E në fund bazuar në këto rrethana të përmendura , nëse vazhdohet që të insistohet në “ plaçkën e eurove të marra me vendim gjyqi nga komuna”- ( mendojmë në mundësinë e rindarjes  së  plaçkës nga grupet e interesit si të pakënaqura…),atëherë dihet që dikush nga aktorët do të shkojë detyrimisht në falimentim. Dhe gjasat më të mëdha , për të fikur aferën, mund të jetë që në falimentim të shkojë vetë Otrant Comerci , në se komuna e fiton padinë në gjyq!!! Sot të mbledhësh “kesh”- 280 mijë euro, për të kthyer borxh nga ish firmat komuniste, ose të atyre që për bazë kishin këtë kapital, pa të çuar në falimentim është e pa mundur…?! Kështu, në mungesë të kthimit të te hollave(sepse me siguri janë shpenzuar…, komuna në emër të tyre do të bëhet aksionar i Otrantit ?!!!
  6. Por po shtojmë edhe këtë që pas fundit të dikujt ekziston edhe një fund tjetër..?! Me msheljen   e tregut , nga Cungu, sot në Totosh kemi këto pamje , në të cilat shihet se  si tregtarët e imtë hallexhinj kanë uzurpuar “pa të drejtë”, hyrjet në shtëpitë e qytetarëve pranë rrugës.
    OTRANT-KOMERC-ULQIN-1 OTRANT-KOMERC-ULQIN-2 OTRANT-KOMERC-ULQIN-3 OTRANT-KOMERC-ULQIN-4 OTRANT-KOMERC-ULQIN-5

Ja edhe fizibiliteti ynë- zhvillimi i qëndrueshëm ?!Ec e thuaj tashti , që shqiptarët nuk dinë të jenë solidarë në kohë krize dhe mungesë pushteti e buke..?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„