Investitorë nga Franca të interesuar për të investuar në ujdhesën Ada

November 25, 2015   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, ka pritur në takim disa investitor nga Franca AGN (Agence Geneviève Naturisme) Le Cap d’Agde – France, të cilët kanë shfaqur interes për të investuar në ujdhesën Ada.

Agence -AGN-France-Fatmir-Gjeka-Ulcinj-Montenegro

Investitor nga Franca takohen me strukturat udhëheqëse komunale- Ujdhesa Ada në qendër të vëmendjes së tyre

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune   udhëheqës të lartë të kompanisë AGN -AGENCIA nga qyteti  frencez Cap D’age i njohur për   zhvillimin e turizmit nudistik në Francë dhe më gjerë. Ata shprehën interesimin e tyre  për dhënien në konsesion në afat të gjatë të ishullit Ada dhe investime të medha në këtë pjesë  atraktive.

Drejtori komercial i kompanisë Zhorzh Sakmezo dhe Kryetari i Dhomës Ekonomike Francezo-  Malazeze David Pjer Blok shpalosën idenë e tyre, ndërkohë që nikoqiret kryetari Gjeka, nënkryetari Ardian Mavriq dhe kryetari i bordit  në Riveren e Ulqinit Agron Ibrahimi dhanë   informacionet e nevojshme dhe u përgjigjen në pyetjet e të interesuarve.

Të shtojmë që këtë  çështje investitoret nga Franca e kane parashtruar edhe në takimin që kanë  pasur me kryeministrin Millo Gjukanoviq, në Ministrinë për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Turizmit dhe në Sekretariatin për  Projekte Zhvillimore. Ata  njëkohësisht janë të njohur edhe  më përsëafrmi me bukuritë që ngërthen Ada pasi disa herë e kanë vizituar ate në përcjellje të  autoriteteve të Rivierës së Ulqinit.

Ju ftojmë të shikoni websajtin e tyre naturiste du Cap d’Agde France:  http://www.genevievenaturisme.com