Abasadori z. Filo dhe Nimanbegu uruan Ditën e Flamurit, 28 nëntorin

November 27, 2015   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Ambasadori-Filo-NimanbeguPerg. Ndue BACAJ

Në lokalin e njohur të Tuzit me emrin “Troja”,me daten 26 nentor (2015) Ambasada e republikes së Shqiperisë në Malin e Zi dhe Shoqata e keshillit nacional të shqiptareve në Mal të Zi ,organizuan sëbashku një veprimtari memorative kushtuar 572 vjetorit të ngritjes së flamurit kombetar nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Krujë (28 nentor 1443),dhe 103 vjetorit të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë nga Vlora (28 nentor 1912).Kjo veprimtari e perbashket e ambasades shqiptare dhe keshillit nacional ishte veprimtaria e parë e perbashket e organizuar me shqiptaret që jetojnë në trojet e tyre nën Malin e Zi.

Ambasadori-FiloVeprimtaria filloi me hymnet kombetare Shqiptare dhe të Malit Zi. Pas hymneve e mori fjalen ambasadori i rep. së Shqiperisë në Mal të Zi z. Ernal Filo , i cili në fjalen e tij pershendeti të pranishmit dhe u uroi festen e flamurit dhe pavaresisë. Gjithashtu gjatë fjales së tij z. Filo evokoi “momente” nga historia e lavdishme e shqiptareve në mbrojtje të lirisë dhe trojeve të veta. Z. Filo foli edhe per perpjekjet e sotme të shqiptareve kudo që janë per integrimin e plotë në Bashkimin Europian. Në ketë rrugë tha ai është edhe Mali i Zi megjithë veshtirsitë që hasen sot. Gjegj Kastrioti dhe Ismail Qemali janë dy figurat emblematike që na bejnë krenar ne shqiptareve sot e neser…Pas Abasadorit z. Filo pershendeti dhe u uroi festat kombetare të pranishmëve z. Genc Nimanbegu, kryetar i keshillit nacional të shqiptareve në Mal të Zi. Z. Nemanbegu paraqiti shkurtimisht momente nga historia e lavdishme e shqiptareve në luften dhe perpjekjet per liri dhe të drejtat kombetare ,ku ngritja e flamurit para 572 viteve nga Skenderbeu dhe shpallja e pavaresisë së Shqiperisë nga Ismail Qemali janë kulmet e ketyre luftrave dhe perpjekjeve ndër shekuj të shqiptareve. Gjithashtu z. Nimanbegu vuri në dukje se shqiptaret në trojet e tyre të mbetur në Malin e Zi ,kanë qenë ndër shekuj faktor i rendesishem në luftrat per liri e flamur ,ku një nga keto epope të lavdishme është kryengritja e Malesisë Madhe në vitin 1911,kur malësoret me në krye heroin e popullit Dedë Gjon Luli ngriten flamurin kombetar në Deçiq. Kjo histori ne na ka berë që ti perkasim perendimit e jo lindjes… Në ketë veprimtari merrnin pjesë dhjetra shqiptar që jetojnë në trojet e veta në Mal të Zi , veprimtar politik e shoqerorë , si dhe N/kryetari i Bashkisë Malesi e Madhe z. Sytki Ndrecaj e tjer..Vlen të theksohet se kjo veprimtari ishte shoqeruar me shfaqjen e dokumentarit “Na ishte një here Shqiperia” te autorit Stefan Çapaliku ,si dhe në ambientet ku u zhvillua veprimtaria ishin ekspozuar disa foto historike të fototekes “Marubi” ,ku në keto foto spikatnin burra dhe gra me veshje kombetare shqiptare dhe figura të njohura të luftrave per liri si Tring Smajlja e tjer. Në fund të kesaj veprimtarie organizatoret “gostiten” të pranishmit me një koktej (koktail).

albdreams.net