Dasma politike që vazhdon të çudisë Ulqinin

November 27, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Dasma politike Gjeka - Cungu-vazhdon të çudisë UlqininShkruan Muhamet Nika

DASMA VAZHDON….?!!

Që në fillim dihej që koalicion i DALË NGA ZGJEDHJET E PËRSËRITURA LOKALE, PAS KRIZËS QË PËRFSHIU FORCËN DHE PD-në, pritej që edhe në se arrihej , brenda korpusit të dy partive nacionale, do të lindte i pashpresë –sakat?! Sepse formohej nga grupe tmerrësisht të hasmëruara të cilat më tepër ia përngjasin atyre dy vetave , të cilët zihen përlahen, bien për tokë ,pushojnë pakëz dhe përsëri nisin e rrugojnë rrugën, e vazhdojnë njëkohësisht rrahjen ..?!!

Por cilat ishin motivet e prishjes së koalicionit paraprak dhe përse Cungu ia lëshoi mandatin e kryetarit Gjekës- si parti më madhe, kjo mbetet përsëri enigmë e pashpjegueshme …?! Ky i fundit u deklarua haptas në atë kohë kundër raportit të Cungut duke e rrëzuar atë…?!

Dhe kështu ditën, kur pritej të votohej raporti i Cungut , gazeta “Vjesti”, për çudi, pat sjellë një shkrim në të cilin thuhej, se “ Cungu kish rrëshqitur në akull….”?!! … Dhe që Gjeka nuk ia voton raportin…?! Kjo doli se ishte e vërtetë, edhe pse Loroja i DPS-sit, shtoi se ai e përkrah Cungun dhe nëse nuk e voton Gjeka, pa çka se nuk ka koalicion me te..?! Ai u shpreh , që këtë e bënte për qy(te)qarët e Ulqinit?!

Pastaj kujtojmë që  pas votimit të llogarisë përfundimtare, situa enigmatike vazhdoi kështu: shefi i klubit të këshilltarëve të PD-së, Haxhi Sulajmani, kërkoi pauzë për konsultime me klub dhe partnerët ,..?! Pas  pauzës , kërkoi një pauzë të dytë, me arsyetimin që ai vet , ish i   ftuar në një dasmë ,diku në Anë të Malit.., se ashtu ishte puna për ngut  dhe gati sa nuk tha :”që më presin… në rrugë me bombonjere”?!

Kuptohet që e gjithë kjo nuk ishte arsyeja, por e tha bindshëm , mbase për këtë edhe vetë Cungu, i merakosur e kish pyetur më vonë , në ditët në vazhdim, me fjalët: “He more haxhi , kur po mbaron ajo dasmë..”?!!!

 

Sa për Loron dhe Cungun, atë ditë , pas pauzës, edhe pse i kishin ftuar të vazhdojnë mbledhjen…., ata kishin refuzuart të ulëshin në kuvend dhe i kishin parë duke u dridhur e të shqetësuar- sidomos Loron..?!! Thuhet se kishin pasur mjaft lidhje e thirrje në Podgoricë, por kishin pasur edhe këto të dasmës- Gjeka..?!!!

Të hane nadje krisi pushka në Ulqin na polli mushka…?!

Ditët kalonin dhe kalojnë…,e koalicioni , si puna e atyre dy vetave…?! Prandaj për këtë, po themi atë që dihet , se fare mirë, që mushka nuk pjellë, por ja që në Ulqin , mund të ndodhë edhe kjo, kur është në pyetje politika…?! Asaj i pjellë…?!!!

Pasi me vjeshtë   afrohet koha e mbajtjes së një kuvendi të obligueshëm për kryetarin e komunës…, ai kësaj radhe u la , të mbahej për të hënën e këtij muaji që shkoi dhe gazetat shkruan , se edhe këtë ditë “ do të bëhej ndërrimi i pushtetit, pasi të jenë votuar dy pikat që kërkon qeveria?! Skenari (jo)mirë i përpunuar nga Cungu dhe Loroja… , do të ishte disi kështu: Nëse mbledhja do të kryente me sukses…, shpejt e shpejt do të thirrej tjetra , në të cilën koalicioni i ri: Forcë, DPS-UDSH, do të   rrëzonin Gjekën dhe do të emëronin Cungun për kryetar komune, kurse kuvendi do t’i jepej loros., e M. Zenka nënkryetar. Mësohet që pasi kuvendi iu kish votuar edhe vendimin për 5,5milion e kredi- Pare do të kish…?!!Të kënaqur me punën e tij , në lokalet e Forcës , thuhet se u festua dhe u këndua deri në mbrëmje vonë . Dhe kështu u këndua edhe një herë – përsëri ajo kënga “… e pazarit vjeter…, që s’ban , nana tjetër, etj, etj,…, madje u këndua edhe ajo  kundër Gjekës, si : …A sad adio.., i ko zna gde – i ko zna kad..?!!

Por shumë shpejt , kënga u ndërpre …, sepse -Lori, iu kish përcjellë lajmin që për koalicion “ nuk pyetet ai, por I MADHI FARE , në Podgoricë , e i cili nuk e lejon këtë punë?! Por po- vetëm me kusht që deri në zgjedhje të formohej qeveri kalimtare , ku në te do të merrnin pjesë të gjithë , kuptohet   duke kryesuar me komunë DPS-Loroja, me Kuvend- Gjeka,dhe Forca –Haxhibeti me komunale?! Ndërsa Genci , po të mos ishte kryetar i Këshillit Nacional…, të mbajë Nazifin dhe të këndojë atë këngën Adio…?!!

Këtë si duket dëshiron të thotë edhe fotografia e marrë nga fejsbuku i Sejdo Ismailit i cili komenton situatën.

Thjesht , po duket që edhe kësaj here dasma e nisur e Haxhiut, vazhdon..?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„