Panairi International Travel Show TT Warsaw

November 27, 2015   | Turizmi / Turizam

Organizata Turistike e Ulqinit ne bashkepunim me Organizaten Nacionale te Malit te Zi, organizatat lokale, dhe afaristet po prezantojne oferten turistike te vendit tone ne panairin TT Warsaw qe po mbahet prej 26 deri me 28 ne Varsave, Poloni.

TOU-TT Warsaw

 

Ky panair eshte nje nder ngjarjet turistike me te rendesishme ne kete vend, dhe Organizata e Ulqinit po merr pjese per here te dyte.

Malin e Zi pervec organizatave lokale dhe ONT e perfaqesojne edhe hotele dhe agjensione te ndryshme sic jane Montenegro Stars, Korali, Riviera e Budves, Talas M etj.

Te gjithe vizitoret e stendes sone kane mundesine te njihen me oferten e shumellojshme qe paraqet Mali I Zi, si ate verore dhe dimerore. Poashtu, eshte nje mundesi e mire qe te njoftohen me bukurite natyrore, kapacitetet hotelijerike, manifestimet qe organizohen gjate sezones turistike etj etj.

Panairi zgjat tre dit, ku dita e pare eshte e planifikuar per partnere dhe afariste kurse dy ditet tjera jane te parashikuara per vizitore.

Stenden e Malit te ZI poashtu diten e pare e ka vizituar edhe ambasadori i Malit te Zi ne Poloni, Ramiz Bashiq me bashkepunetoret e tij.

Duhet te themi qe turistet nga Polonia viteve te fundit jane te shumte qe pushimet e tyre I kalojne ne Ulqin, keshtu qe panairi I Varsaves eshte njeri nder me te rendesishmit per prezantimin e ofertes turistike te qytetetit tone.

 

Sipas te dhenave statistikore, Malin e Zi per 9 muajt e pare e kane vizituar 50.000 turiste nga Polonia qe kane realizuar 260.000 fjetje, 15% me teper ne krahasim me vitin e kaluar.

 

Sherbimi I OT Ulqin