Rikompozimi i pushtetit në Ulqin fillonë mbas 1 dhjetorit

November 27, 2015   | Politika

zgjedhjet-parlamentare-ne-mali-te-ziVazhdimi i bisedimeve rreth platformës me 4 dhjetor

Në fund të javës së ardhshme do të vazhdojnë bisedimet e partive nacionale shqiptare dhe organizatave politike rreth përpilimit të platformës së përbashkët. Siç njofton Portalin Ul-info, mbledhja do të mbahet në Ulqin, më 4 dhjetor. Takimin e parë, i cili u mbajt me 17 nëntor, e inicioi Partia Demokratike e Fatmir Gjekës dhe në të ishin të pranishëm lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi, Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj, Lëvizjes Qytetare “Perspektiva” Amir Hollaj dhe Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj. Ndërsa, Grupi punues i Partisë Demokratike të Socialistëve të cilin e përbëjnë zëvendës kryetari Dushko Markoviq, anëtari i kryesisë Branimir Gvozdenoviq dhe kryetari i Këshillit komunal në Ulqin Loro Nrekiqi do të kenë bisedime me drejtuesit e Forcës së re Demokratike dhe Partisë Demokratike. Negociatat për rikompozim të pushtetit në Ulqin do të fillojnë mbas 1 dhjetorit, gjegjësisht mbas marrjes së ftesës së Malit të Zi për NATO. Në çdo kombinacion pjesë e pushtetit do të jetë Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Partia e Fatmir Gjekës më herët i dorëzoi ofertë me shkrimë PDS-së për koalicion për të cilën do të deklarohen Këshilli ekzekutiv dhe komunal i kësaj partie në Ulqin.

RTCG