Klubi i karatesë „Ulqini“ u rendit i pari në renditjen e përgjithshme në Budve + Foto

November 28, 2015   | Lajmet / Vijesti

Klubi i karatesë Ulqini-Budva-2015-Klubi i karatesë “Ulqini”, më 21.11.2015 mori pjesë në turneun e karatesë “Kupa e Çlirimit të Budvës 2015”, në të cilin morën pjesë 19 klube me mbi 250 garues. KK “Ulqini” u rendit i pari në renditjen e përgjithshme.
Garuesit e KK “Ulqini”, arritën të kurorëzohen me 29 medalje në disiplinat individuale dhe ekipore kata dhe luftëra: 17 të arta 12 në disiplinat individuale dhe 5 në disiplinat ekipore, 8 të argjendta 5 në disiplinat individuale dhe 3 në disiplinat ekipore, 4 të bronzta në disiplinat individuale poashtu në fund të turneut në bazë të rezultateve të arritura i takojë kupa e vendit të parë në renditjen e përgjithshme duke u shpallur klubi më i mir i turneut.

Me medalje të arta në disiplinat individuale u kurorëzuan: Marko Daboviq 3 të arta, me nga dy të arta u kurorëzuan Albion Duraku, Eliza Salihi dhe Elvir Islami kurse me nga nji të artë u kurorëzuan Diellëza Rama, Mensur Ceka dhe Ronald Jacoviq.

Në disiplinat ekipore kata dhe luftëra me të arta u kurorëzuan Ronald Jacoviq, Elvir Islami, Marko Daboviq, Mensur Ceka, Albert Rudoviq, Adnan Kuqi, Albion Duraku,Eliza Salihi dhe Diellëza Rama. Përveç këtyre medaljeve disa janë kurorëzuar edhe me medalje të tjera.

Me nga disa medalje të argjendta dhe të bronzta u kurorëzuan: Aldin Buliq, Edin Gjokoviq, Vesko Ojdaniq dhe Resul Ceka.

Trajnerët dhe udhëheqësia e KK “Ulqini” shprehen të kënaqur me arritjen e garuesëve të tyre në të gjitha garat. Jemi të kënaquë dhe dita-ditës janë duke ecur me hapa të sigurtë drejt fitoreve të mëdha.

Ata , falenderojnë sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë: Ndërmarrjen “Final Trade”, Organizaten turistike të Ulqinit dhe prindërit e garuesve.