Mbaron “Maratona e Pavarësisë 2015” Shkoder- Ulqin, Ilir Këllesi fitues

November 28, 2015   | Lajmet / Vijesti

ulqin-shkoder-maratona-2015Foto: TV Teuta

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi,  me rastin e 103 vjetorit të pavarsisë, dhe të 28 Nëntorit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, për të katërtin vit me radhë, organizoj “Maratonën e Pavarësisë 2015”, Shkodër – Ulqin.

Bashkia e Shkodrës dhe Komuna e Ulqinit per te katertin vit radhazi kane organizuar aktivitetin sportiv:
“Maratona e Pavarësisë”, edicioni i katërt. Deputeti shqiptar ne Malin e Zi, Genci Nimanbegu  vleresoi aktivitetein teksa tha se tradita e bukur mes Shkodres dhe Ulqinit do te vijoje duke u kthyer ne nje martone internacionale.

Para fillimit të maratonës u organizua një program modest, kurse fjalën përshëndetëse e mbajti kryetarjae Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Në këtë maratone morën pjseë 32 garues nga vende të ndryshme, bile edhe nga Amerika. Në vendin e trete doli Emin Grajçevci nga Kosova, në vendin e dytë Dragolub Koprivica nga Mali i Zi, kurse i pari doli garuesi nga Shqipëria Ilir Këllesi.

YouTube Preview Image