Jetlir Kovaçi – Ekspozite Fotografike ne Stamboll ne Qendren Kulturore te Kosoves

November 29, 2015   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Jetlir Kovaci - Ekspozite Fotografike ne Stamboll-Me 28 Nentor Diten e Flamurit, ne Qendren Kulturore te Kosoves ne Stamboll u hap ekspozita me fotografi e Jetlir Kovaçit. Ne hapjen e ekspozites ishin prezent edhe zyrtaret e Ministrise se Diaspores qe erdhen nga Kosova enkas per hapjen e ekspozites, znj. Shyhrete Kastrati Udheheqesja e Departamentit te Qendrave Kulturore te Kosoves ne Diaspore dhe znj. Maliqe Hashani Udheheqese e Divizionit te Qendrave Kulturore ne Diaspore, Drejtori i Qendres Kulturore te Kosoves ne Stamboll z. Qamil Bytyçi, profesoret nga Universiteti Teknik i Stambollit z. Oruç Çakmaklı dhe Korkut Ilhan, artistja Linda Kalemi, anetare nga Vatra e Shqiptareve ne Turqi dhe shoqata te tjera, studente shqiptare si dhe shume te tjere qe jetojne dhe veprojne ne Stamboll. Me kete rast u be edhe ndarja e çertifikatave atyre qe mbaruan kursin e Gjuhes Shqipe prane kesaj qendre. Ne fjalen pershendetese znj. Shyhrete Kastrati uron dhe pergezon autorin e ekspozites Jetlir Kovaçi dhe shpreh kenaqesine qe eshte prezente ne hapjen e kesaj ekspozite per nder te Festes se Flamurit. Nje dhurate e veçante e kesaj mbremje per nder te Festes se Flamurit dhe hapjes se ekspozites ishte nje Çertifikate Mirenjohjeje per Jetlir Kovaçin nga Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Ankara z. Genci Muçaj. Ne fjalen e tije pershendetese autori i ekspozites Jetlir Kovaçi falenderon te gjithe te pranishmit e ne veçanti zyrtaret e Ministrise se Diaspores te cilet mundesuan realizimin e kesaj ekspozite.