Nika: Pse nuk ndërhynë policia komunale dhe pse rri duarkryq kryeadministratori ?!

December 1, 2015   | Opinione

Muhamet NikaMuhamet Nika

Edhe pse “ përfaqësuesi “ i Otrant Comercit- Rexhep Tagani , u mundua të na bindë dhe arsyetojë duke mbrojtur Cungun në  mbylljen e tregut të shqiptarëve në Ulqin, pasi ky” gjoja” e kish blerë hapësirën –tregun..,  këtë nuk arriti ta bëjë. Nuk mund të jetë arsyetim se edhe rruga duhet t’i takojë atij mbi bazën e ndonjë vendimi gjyqësor që pritet të lëshohet.

Përzënia e tregtarëve” nga rruga e madhe…”  që bëri tregtari Cungu është shkelje ligjore. Sikur të gjithë ata të cilët për rrugë të ndryshme   kanë ngritur procedura në gjykata   e të bllokonin rrugët para se gjykata t’i shpallte të drejtë , atë herë në qytet do të kishim gjendje kaotike. ..

Hapësira e cekur publike (rruga në kadastër është në pronësi e komunës), dhe me ligjin aktual në fuqi të Malit të Zi- rruga , nuk guxon   të bllokohet as me grevë e as me protesta . E kjo do të thotë se Cungu , edhe sikur të hynte në grevë urie, ose edhe të protestonte në rrugë me banderola, bashkë me “ me përfaqësuesin” e Otrantit – Rexhep Taganin, nuk kanë pasur të drejtë ta bëjnë këtë. ..?!

E aq më tepër , nuk ka guxuar të mbyllë tregun e tregtarëve të imtë, pa si që tregu me ligj dhe statut , përcaktohet me vendim të kuvendit lokal i cili këtë e bënë në mënyrë indirekte , kuptohet vetëm duke dhënë pëlqim pasi banorët e bashkësisë lokale të jenë dakord për vendosjen dhe ç’ vendosjen eventuale të tij?!!

Po atëherë ku është policia komunale?!

Policia komunale në këtë punë , por jo vetëm në këtë punë – hesht dhe nuk ndërmerr masa sepse me siguri nuk dëshiron të ketë kokëçarje me Cungun dhe ithtarët e tij që i ka emëruar krye shefa në pushtet Cungu.

Ajo ngjashëm pat vepruar e vepron edhe me situatën në “RRUGËN E VDEKJES…”, në Shtoj. Për këtë shi deklarimin e këshilltarit Boro Bashoviq , kur në kuvendin e fundit, tha se policia republikane moti – zyrtarisht i kish njoftuar ata të komunës se me ligj ,kontrollin në këtë rrugë ia kalon asaj dhe e bënë atë përgjegjëse nëse nuk ndërmerr masa parandaluese në evitimin e rreziqeve në komunikacion. Në këto akuza , nuk pati kundër përgjigje nga policia komunale?!!

Por të njëjtin veprim në këto punë bënë edhe kryeadministratori K. Muça , i cili për rastet konkrete rri dorë kryq dhe nuk kontrollon punën e kësaj policie … ?!!

Mbase ky i fundit pret që dikush nga qytetarët të ankohet për të ndërmarrë masat e duhura , pra edhe ndaj Nazifi, për zhbllokim të rrugës, ose në pyetje mund të jetë diç tjetër…?!

Një gjë është e sigurt kjo që po ndodhë në trekëndëshin palë – polici – komunë, flet për pa përgjegjshmërinë totale të këtyre sektorëve të pushtetit vendor.

VAZHDON

Kush si dhe kur u shpikën praktikat e këqija dhe si pasohen në udhëheqje?!!

YouTube Preview Image