Mbahet takimi i partive politike shqiptare, për platformen e perbashket zgjedhore

December 5, 2015   | Politika

Ulqini-Platforma-shqiptaretTë premten në Ulqin është mbajtur takimi i dytë i liderëve të grupimeve politike shqiptare, ku temë e bisedimesh ishte nevoja për përpilimin e platformës së përbashkët, raporton portali Ul.info.

Me ftesë të liderit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka, në tubim ishin të pranishëm liderët e Forcës së re demokratike Nazif Cungu, Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi, Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj, Alternativës shqiptare Gjergj Camaj dhe Lëvizjes qytetare “Perspektiva” Zana Sarvan.

Pika për të cilën është arritur konsensusi i të gjithë pjesëmarrësve të takimit është inicimi i përbashkët i ndryshimit të ligjit zgjedhor, gjegjësisht pjesës së tij e cila ka të bëj me listën zgjedhore të pakicave nacionale.

Është dakorduar që takimi i radhës të mbahet për shtatë ditë, kur do të formohet grupi punues për përpilimin  platformës të cilën do ta përbëjnë nga një përfaqësues nga çdo grupim politik.