Politika ne Ulqin pa fund: Bien maskat, Gjeka i ka ofruar PDS-së postin e kryetarit të Komunës!

December 5, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Gjeka-KomunaPara disa ditëve portali lajm.me doli me një artikull ku thuhej se kryetari aktual i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, i ka ofruar PDS-së (DPS) postin e kryetarit, në shkëmbim të qëndrimit me çdo kusht në pushtet, raporton portali Lajm.me.

Pas kësaj, në ditët në vijim, antarët dhe zyrtarët e kësaj partie u munduan që ta përgënjeshtrojnë këtë, duke u marrur më tepër me portalin tone se sa me vetë lajmin.

Portali ynë u akuzua për shpifje dhe njëanshmëri partiake.

Tani mund të vërtetohet se nuk është vetëm lajm.me i cili e kishte këtë informatë.

Sot gazeta “Dan” ka dalur me një artikull të gjërë ku thuhet se Fatmir Gjeka i ka ofruar postin e kryetarit PDS-së, dhe këtë ofertë ua ka bërë zyrtarëve të saj në Podgoricë.

Mbetet që në ditët në vijim, antarët e Partisë Demokratike të dalin përsëri me deklarata në rrjetet sociale ku do të përgënjeshtrojnë edhe shkrimet e “Dan”, ose edhe të ngrejnë padi në gjykatë ndaj kësaj gazete për shpifje.

Edhe pse kjo vështire të ndodh, të paktën me këtë do të tregonin se nuk pajtohen me veprimet e kryetarit të tyre, ose që nuk janë të informuar.

Gjithsesi, kjo tregon haptas se në PD ose mungon kopordinimi  i duhur për çështjet më të rëndësishme  për vetë partinë, ose ato pajtohen me veprimet e kryetarit të tyre.

Nëse kjo e fundit është e vërtetë, atëherë nuk kanë nevojë të përgënjeshtrojnë lajme të cilat edhe vetë i dinë se janë të sakta.

Të paktën nuk do të mashtronin haptas elektoratin e vet.