Abazoviq: Ftesa për anëtarësim dëmton udhëheqësit e PDS-it

December 15, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Dritan-Abazoviq-Nënkryetari i URA-s, Dritan Abazoviq vlerësoi se ftesa e Malit të Zi në NATO, është në dëm të udhëheqjes së Partisë Demokratike të Socialistëve. Abazoviq thotë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të nxisë procesin e demokratizimit i cili pa dyshim do të shkojë në dobi të qytetarëve dhe në dëm të udhëheqjes së Partisë në pushtet.

Këtë më së miri e ka treguar rasti i Kroacisë dhe Shqipërisë, ku kryeministrat e të dy vendeve pas anëtarësimit në NATO kanë shkuar në pension politik. Edhe pse duket paradoksale, është e vërtet se ftesa për anëtarësim në Aleancë ngadalë por sigurt do ta rrëzojë pushtetin e Millo Gjukanoviqit, deklaroi Abazoviq.

RTCG