Nika: Të mos njohë kryetari ligjin-disi, por të mos e njoh as kryeadministratori ligjin – asesi ?!!

December 15, 2015   | Opinione

muhamet-nikaMuhamet Nika

Duke iu kthyer shkurt të kaluarës së funksionimit të pushtetit lokal vendosëm të shkëpusim këto dy deklarata nga arkiva ime personale – bukur e pasur..?!! E të cilat kundërshtojnë në praktikë njëra tjetrën DHE NUK SHIHET SE KUSH ËSHTË MË KARABULLAK SE TJETRI..?!

Fillimisht shkëputëm atë të ish – kryeadministratorit LULGJURAJ i cili shprehej në gazetë se në Ulqin kemi” Gjendje kaotike juridike ..” se qytetarëve u cenohen të drejtat dhe ndihen të rrezikuar, sepse “ kryetari Cungu si njeri përgjegjës* para ligjit…, në funksionet e fushëveprimit të organeve , vë ke do e ke ka qef…, jashtë ligjit?! Duke shtuar se “ sitemi juridik i Malit të Zi , nuk e njeh kategorinë e mëkëmbësve ( Vrshioc duzhnosti), të krye admnistratorirt . Këtë e kish deklaruar për Dan.

Sipas fjalëve të tij mjafton që dikush nga palët të ankohen në gjyq dhe të gjithë vendimet do të binin poshtë në dëm të komunës e kjo vlen edhe për sekretarët… ?!Andaj sipas tij pushteti vendor funksiononte në mënyrë të pa ligjshme.

Lulgjuraj

Atëherë metë drejtë pyetëm se cilat ligje zotëronin kur ai e mbushi koalicionin e tij UDSH –DPS me njerëz “dosi-do”, pa ligj si puna e Cungut . Bile në këto periudha urbanizmi, ashtu si edhe sot u besohej njerëzve me profesion të “sharafave..”, kuptohet pa provim shtetëror,stazh në administratë etj.
Ndoshta Cungu , vërtetë e teproi se në kohën që pasoi, ai lëshoj radhazi 1-2-3 administratorë , të cilët me atë paraprakun bëheshin gjithsej 4 dhe bashkë me ish zyrtarët tjerë për një vit, pati “ dopjo..” administratë e duke e dëmtuar buxhetin për 1milonë euro.. ..?!
Për këtë le të shohim Cungun, se si e demanton kryeadministratorin , duke arsyetuar se për kryeadministrator , pas dorëheqjes së J. Muratit , kish emëruar Qazim Çaushin dhe për çudi gjyqi administrativ e njihte këtë vendim të Cungut si të ligjshëm , pasi kish hedhur poshtë një ankesë të palës e cila ankohej në punën e pushtetit lokal në frymën e deklaratës Së Lulgjurës.

komuna-01

Ja si duket edhe kundërpërgjigja e Cungut në tekstin e ish-kryeadministratorit?!
Kurse në vazhdim po sjellim një vendim të gjykatës në një ankesë e cila ishte bërë në frymën e ish administratorit Lulgjuraj, por që gjykata e rrëzoi…?!

Një vendim i gjykatës  se Mali-të-Zi-

Një vendim i gjykatës  se Mali-të-Zi-1

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„