Gjeka ka filluar konsultimet me liderët e subjekteve politike

December 16, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

Ulqini-Platforma-shqiptaretKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka filluar konsultimet me liderët e subjekteve politike dhe shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka filluar konsultimet me liderët e subjekteve politike dhe shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës.

Kryetari Gjeka ka apeluar tek përfaqësuesit e subjekteve politik që bashkëkarisht të punojnë në gjetjen e zgjidhjes të krizës politike në Ulqin, në mënyrë që të sillen vendime në interes të qytetarëve të Ulqinit, të fuksionimit të administratës lokale dhe ndërmarrjeve publike që Komuna është themelues.

Kjo para se gjithash ka të bëjë me vendimet të cilat duhet miratuar në parlamentin lokal më qëllim të marrjes së kredisë në masën 4,25 milion euro, për ç’gjë Qeveria e Malit të Zi ka dhënë garacionet e duhura, e kjo nënkupton miratimin e rebalansit të buxhetit – shtoi kryetari Gjeka.

Miratimi sa më i shpejtë i këtyre vendimeve do të mundësojë dhe fillimin e realizimit të projektit të shumë pritur me Bankën Gjermane për Zhvillim – KFW, respektivisht rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit më vlerë rreth 20 milion euro.

Kryetari i Komunës shpreh bindjen që me vullnet të mirë mund të arrihet koncensusi i duhur për miratimin dhe të një sërë vendimeve të pëgatitura dhe planeve, përfshirë këtu dhe Planin strategjik zhvillimor të Komunës së Ulqinit për periudhën 2016-2020, për të cilin është dhënë pëlqimi dhe nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Komuna Ulqinit