Rusia kërkon referendum në Mal të Zi për anëtarësim në NATO

December 16, 2015   | Ngjarjet - Events

Nato-MontenegroMoska thotë se shoqëria në Malin e Zi është thellësisht e ndarë mbi çështjen e hyrjes në NATO dhe ka bërë thirrje për referendum për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veri-Atlantike, ka thënë se zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova gjatë një fjalimi të mërkurën.

“Situata në Mal të Zi është e rëndë”, ka thënë Zakharova. “Po flasim për krizën e brendshme politike të shoqëruar nga protestat popullore. Kemi ndarje të thella në shoqërinë e Malit të Zi, fillimisht mbi çështjen anëtarësimit të vendit në NATO”, shtoi ajo, transmeton Koha.net.

“Ne mendojmë se populli i Malit të Zi duhet ta thotë fjalën e tij në referendum për këtë çështje. Kjo do të ishte një manifestim i demokracisë për të cilën bëjmë thirrje ne”, theksoi ajo, raporton TASS.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s zyrtarisht ftuan Malin e Zi që të nis negociatat për anëtarësim në NATO gjatë një samiti në Bruksel në fillim të dhjetorit. Bisedimet pritet të zgjasin nga 18 muaj deri në 2 vjet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka nxituar që të sigurojë se integrimi i Malit të Zi në NATO nuk është i drejtuar kundër Rusisë dhe tha se nuk ka fare lidhje me të.

Zyrtarët rusë në disa raste janë deklaruar kundër zgjerimit të NATO-s në Ballkan.

Koha Net