Nika: Shpërndarja e parlamentit të Ulqinit nga qeveria do të ish zgjedhja më e mirë..?!!!

December 17, 2015   | Opinione

Ulqini-Platforma-shqiptaretShkrua Muhamet Nika

DUKE   KOMENTUAR NJË LAJM DHE  NJË FOTOGRAF)?!!!

Nëse kjo fotografi e portalit që shoqëron shkrimin (Gjeka ka filluar konsultimet me liderët e subjekteve politike..), nuk është  vetëm ilustrim i portalit rreth takimit  e që edhe po të ishte do t’i shkonte lajmit…. , shtojmë   që nëse   fotografia është reale…., sipas neve   , themi që jemi skeptik në suksesin e tyre ?! Nga se kryesohen nga personi më përgjegjës i përçarjeve bashkë me shumicën e atyre që ka për rreth..

 

Në çka e bazoj pohimin tim- dëshmitë për këtë…?!!!

Pikë së parit , para se të arsyetoj mendimin , nuk po mund t’i iki përsëri atij konstatimit të regjisorit Emin Halili , te Era e Mollës, ku krye personazhi kryesor Murani ( anamalas) thotë : “ Se fillimi dhe mbarimi edhe pse nuk janë një soj , ato shumë ia përngjasin njëri tjetrit..”?! E kjo që po themi na kujton bisedat e para shumë

viteve – të koalicionit LD-UDSH, që kryesoi Mehmet Bardhi e të cilat zgjatën 3 muaj me diku më shumë se 20 takime .?! Pra diç më tepër se marrëveshja e Dejtonit ( e luftës serbo –boshnjake)., dhe prapë se prapë nuk pati sukses , por atë herë marrëveshja u krijua nga Lidhja me Liberalët..?!

Kurse marrëveshja e radhës brenda kampit të partive kombëtare LD- PPD; BDSH; FORCË zgjati   8 muaj ku u mbajtën 46 mbledhje , pra diç më tepër se marrëveshja e Rambujesë ( serbo-shqiptare), dhe e cila përsëri nuk funksionoi. Atëherë marrëveshja e arritur po zbatohej në mënyrë të njëanshme ndaj    partnerit PPD. Dhe kështu , në PPD- vendosën   të prishin koalicioni duke dhënë besën se nuk do të shkojmë me DPS, por të gjithë pa përjashtim do të përligjin krizën dhe të shpallim zgjedhjet e parakohshme.

Mirëpo Bardhi nuk e pranoi as këtë kusht?! Atëherë , pas këtij përdhunimi, PPD i bënë shumicë parlamentare DPS-it, duke votuar vetëm ata pika që do ishin me interes për qytetarët?!!!

Po atëherë si të veprohet momentalisht ..?!!

Mendoj që zgjidhja e problemit do të duhej të shkonte ngjashëm po në këtë drejtim, si ai i PPD-së dikur ?!

Fillimisht do duhej që Gjeka- të mos shpresojë në Bardhin , i cili edhe po desh zor se mund të ndryshojë “ kurs ..” e të bindë këshilltarin e vet në KK Ulqin, për të çuar gisht duke shkuar me DPS . Dhe që ai nuk ka më peshë specifike në këtë  mes ,sepse i bie , që këshilltari i tij, të jetë i 21-ti në koalicionin e ri e nevojiten 17…?!! Kjo do të vlente edhe për grupin e qyqarëve – Amirin..?! Kuptohet nëse shkohet DPS-PD-UDSH. . Ose nëse shkohet FORCË – DPS…?!

Por   për të dalë nga ngërçi le të thirrët kuvendi me 17 nënshkrime të mundshme pa përjashtim për të votuar pikat që janë me interes për Ulqinin e që përmendë Gjeka, si

kreditë ( vendimin për hipotekë si kusht i kredisë së cekur) si dhe vendimet e sezonit të  reballansit të buxhetit etj. , kuptohet në se Forca refuzon thirrjen e tij e me të cilin kryeson. .

Në këtë situatë grupimet politike që janë dakord për të votuar “ për interesin e qytetit”, kuptohet   vetvetiu që duan marrëveshje, po qofshin ata edhe të DPS-it etj.

Ndërsa e gjithë kjo të bëhet   së shpejti para se dikush tjetër “ të cilëve u ka ardhur thika në asht..”…., të mos thërrasin qeverinë për shpërndarjen e parlamentit e cila do ish zgjedhja më e mirë dhe për të cilën motit janë pjekur kushtet…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„