Çfarë tha Gjokë Dabaj – shqiptari nga Tivari në promovimin e librit për Ti(varri)n ?

December 20, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

ART CLUBI PËRUROI   LIBRIN   PËR TIVARRIN – TË HAJRO ULQINAKUT

 

Nga Muhamet Nika

Dy rrëfime për masakrën   e   Tivarit

SI   KLITH   HEROI..?!!

 Libri-per-Tivarrin-

“…O QËLLO MIRË BRE BURRË , SE UNË   DO TË KISHA QËLLU MA MIRË…”?!!

  • ÇFARË   THA GJOKË DABAJ- SHQIPTARI NGA TIVARI NË PROMOVIMIN E LIBRIT PËR TI(VARRI)N ?

Duke qenë në rolin e prezantuesit të librit , shqiptari nga Tivari, Gjokë Dabi , atëherë në moshën 7 vjeçare, zbuloi se mbi kosovarët e mbijetuar patën bërë masakër  jo vetëm çetniko- partizanët , por edhe popullsia vendase e qytetit të Tivarit , pa dallim kombësie. Dhe kështu, më pas, ai solli disa rrëfime tepër tronditëse të masakrës së përmendur?! Ndër to ai dëshmoi për varre të shumta e kolektive si dhe për një varr buzë përroi   të cilin   më vonë e kish   marrë uji….?! Por mua dhe të gjithë neve prezentë në përurim, na mbeti në kujtesë , puna e atyre dy vëllezërve shqiptarë nga Zalefi- emrin e njërit nga të cilët personalisht tha, se e njihte… dhe shtoi , që pasi dy vëllezërit kishin parë nga shtëpia e vet një kosovarë që po largohej nëpër një shpat mali , aty pranë, ashtu kot- për qejf…., kishin filluar ta merrnin në shenj dhe ta qëllonin me pushkë , sikur të ishte një bishë ..?! Dhe kështu- deri sa njëri nga vëllezërit , nuk po ia qëllonte kosovarit në shenj , por diku në këmbë, atëherë duke e qortuar vëllain me plot mburrje   se ai nuk dinte të qëllonte ku duhet  ky kish marrë pushkën nga tjetri , duke qëlluar në te..?!

Kurse nga shpati i malit, duke e shikuar vdekjen në sy …, pas të shtënave që tmerrësisht zgjasnin…., kosovari i plagosur   thërriste : “…O QËLLO MIRË BRE BURRË , SE UNË   DO TË KISHA QËLLU    MA MIRË…”?!!

 

Kur vetë dëgjova këtë rrëfim u poshtërova VETËM si njeri dhe jo më si shqiptarë( sepse emri- ma humbiste kuptimin…. )?! E më shpejtësi vetëtime më turbullonte kokën si cunam e vullkan …, ajo thënia e KADARESË, se :“ Populli që nuk guxon të dënojë tradhtinë e tij , nuk e meriton të jetojë i lirë. ..”?!!

Vërtetë nuk po marr vesh përse i gjithë kë vajtim në këto ditë dhe kujt i hynë në punë vajtimi seminarik QË SHOHIM TË NDODHË shpesh për masakrën, këtu në Ulqin ??!! Po çfarë dreqi   na duhet dhe kujt i hyn në punë edhe vaji i ullirit nga kabineti i kryetar Cungut – përmes Ilir Llazorës, të cilin foli poeti Berjashi, dhe tha se ia dorëzoi   Adem Demaçit, që ai në emër të paqes dhe vojit të Ulqinit të vajtojë e të zbardhë çështjen. A mos ju duket kjo punë juve , ashtu si edhe mua , punë JAPRAKU …, që s’merret vesh?!!!

Kujt i hyjnë në punë këto shfryrje patetike , bashkë me fotografitë tona “ të skuadrës së vajtimit…” që me vite po bëjnë disa patriotë me funksion…, me vizita të përmortshme në vendin e ekzekutimit –  TE MONOPOLI I TIVARIT.

E Themi këtë sepse , më pas , pamë që  u përmenden edhe do nisma të dështuara nga politikë bërësit dhe qarqet e veçanta kulturore – pa marrë parasysh qëllimin mbase edhe të mirë..?!

Personalisht, mendoj që është koha të themi se çdo vajtim të radhës -tonin , rreth kësaj teme , që do bëhej nga “ skuadra e vajtimit..” nevojitet doemos, të përfundojë me një mbledhje të nënshkrimesh nga tubimi përkatës, për ngritjen e  padisë te prokurori shtetëror për çështjen, në mënyrë kolektive, përndryshe 2 karnevalet e vajtimit në Tivar do konsideruar vetëm si “yrysh për salltanet politik me motiv patriotik….“ , ose edhe më qartë një hipokrizi në katror e me përfitim të caktuar..?!!!

Ibrahim-Berjashi

  • ÇFARË THA MË TEJ POETI IBRAHIM BERJASHI ..?!!

– Poeti në këtë rast , përveç asaj që ceku “ se për këtë ngjarje kaq të tmerrshme , as prindërit nuk kanë guxuar të na flasin nëpër shtëpitë tona” dhe se ai personalisht , gjatë shkollimit të vet në Kosovë , tregoi , që kur shokët e klasës e zbuluan se vjen nga – TIVARI…., i thane, “ … që e kemi shumë të vështirë të pranojmë që je nga Tivari…?!  Diçka të ngjashme besoj që kemi përjetuar të gjithë ne që studiuam  atje?!!

Më tej nga diskutimi i tij shkëputëm faktin që shumë familje shqiptare nga rrethina e Tivarit, por dhe Kraja kishin strehuar kosovarë të mbijetuar nga masakra duke përmendur përveç tjerash edhe rastin e familjes së   Smail Beqirajve , nga Rashtisha e Sipërme, e cila kish strehuar 3 kosovarë të ikur e duke rrezikuar kështu edhe vetën para regjimit të kohës….?!

Ai tjetër gjithashtu , veçoi se një nismë për të zbardhur krimin e cekur, e pat bërë edhe Lekë Lul gjuaj një funksionarë i filleve të LD në MZ, duke i nisur personalisht  një letër të hapur presidentit Bullatoviq, për të nisur hetimet e çështjes, por se çfarë ndodhi më tej dhe si puna   u hesht, ai nuk e di…?!

Nga të dhënat që disponojmë ne , mësojmë që pas viteve 1990 pas letrës së hapur , çështjen e shtroi në parlament edhe deputetit Bardhi( në kuptimin e zbardhjes së saj). Ndërsa kryeministri Gjukanoviq , iu përgjigj me mjaft dinjitet , duki ia prerë shkurt: “ Zoti Bardhi, nis  padi te prokurori shtetëror për çështjen…, dhe unë jam i gatshëm të ndihmoj e përkrah me institucionin e shtetit…?!

Si duket mirë e vërejti këtë punë edhe organizatori i mbrëmjes- Ali Sala, kur u shpreh në formën e tij, se enigma  e Tivari edhe sot vazhdon ….?!!!