Me 23.12.2015 do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

December 22, 2015   | Ngjarjet - Events

Kryetari i Kuvendit Komunal -Fuad Haxhibeti-UlqinNesër, do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e seancës së dytë të rregullt  e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Temë diskutimi në këtë mbledhje do të jenë tri pika të propozuara nga kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti: propozim vendimi mbi dhënien e pëlqimit  për vënien e hipotekës në favor të Qeverisë së Malit të Zi , pastaj propozim vendimi për përcaktimin e lartësisë së kompensimit  të njëhershëm të nëpunësve lokal  të Kuvendit të komunës së Ulqinit dhe propozim vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2015.

RTCG