Ja çfarë deklaroi Ambasadorja Gjermane Shtajnaker dhe deputeti Abazoviq

December 22, 2015   | Shtypi / Mediji

Dritan-Abazovic-Ambasadorka-Njemacke-Gudrum-SteinakerDeputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ambasadorja e Gjermanisë në Podgoricë Gudrun Shtajnaker kanë deklaruar sot se do të ishte jashtëzakonisht keq nëse Këshilli për privatizim vendos që në procesin e privatizimit të Kripores është paguar kompensimi i drejtë, raporton portali Ul.Info.

Abazoviq, siç transmeton Vijesti, ka thënë që kryetari i Këshillit Millo Gjukanoviq është në konflikt të interesit sepse Prva banka, banka private e familjes së tij, ka nën hipotekë 70 për qind të tokës së Kripores në bazë të kredive të dyshimta, ndërsa rreth 30 për qind ka CKB-ja.

Abazoviq tha se bëhet fjalë për plaçkitjen e pronës shtetërore dhe që prokuroria duhet urgjentisht të intervenojë dhe ta hetojë rastin.

Ambasadorja Shtajnaker është e brengosur për fatin e Kripores, e cila në dokumente ndërkombëtare është e mbrojtur si territor me rëndësi ndërkombëtare për biodoversitet. “Nëse Kriporja do të rrezikohet Mali i Zi nuk do të mund të llogaris në hapjen e kapitullit 27”, tha ajo.