Kumtesë e Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”

December 23, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Koalicionit  Bashkë për të ardhmen e UlqinitNga mbledhja e mbajtur ne diten e sotme ne lidhje me konsultime per mbarevajtjen e Kuvendit te komunes se Ulqinit neser, date 23.12.2015 , keshilltaret e Koalicionit ,jan te bindur qe te gjitha pikat e rendit te dites qe jan te propozuara per kuvend do te aprovohen nga te gjithe keshilltaret e KK , pa dallim, pozit – opozit.

Bindja qendron ne faktin qe te gjitha pikat e propozuara jan me rendesi te vacant, jetike, për funksionimin e metejshem te Komunen e Ulqinit, qytetaret e saj dhe punetoret e pushtetit lokal dhe ndermarrjeve publike. Pika te cilat do te debllokojn buxhetin e komunes, por dhe qe do te vendosin per investimet e ardheshme ne Komunen e Ulqinit.

Nuk besojm qe ka keshilletar te asnje subjekt politik qe neser nuk do te votoji Pro. Nuk mund te ketë interes politik apo individual te asnje subjekti politik, te cilet janë pjesë e kuvendit qe mund te marrin pergjegjesi me pasoja te paparapara per Ulqinin me mendim ndryshe apo kunder pikave te propozuara.

Nuk ka interes tjeter me te rendesishem ne kete moment se sa te votohet per konsolidimin e finansave te pushtetit lokal. Aprovimi i Rebalans buxheti per vitin 2015 per te cilin eshte marr dhe pelqimi nga Ministra e finansave, eshte baze per aprovimin e hipotekes per kredin e propozuar prej 4,25 miliona eura. Marrja e kredis do te mundesoi shlyerjen e obligimeve te grumbulluara nga pasojat dhe te bllokadava gjygjesore, shlyerjen e obligimeve ndaj punetoreve dhe hapjen e rruges per marrjen e kredis nga Kfw banka ,20 milion euro, per investime ne rrjetin e ujesjellesit dhe kanalizimit dhe krijimin e bazes per investime tjera ne Komunen tonë.

Nese do ndodh e kunderta, gje qe nuk besojm , ateher pergjegjesia do bie mbi ato te celit do jen kunder,ato te cilet ndoshta ne kete moment nuk e ndjen krizen ekonomike, apo ato te cilet mund te manipulohen. Nese optimizmi yn nuk do tregohet real, ateher do te sqarohet cdo paqartesi ne qytetin e Ulqinit. Do te kuptojm kush eshte per perparimin dhe kush per privatizimin e qytetit. Kush eshte per interesin e qytetareve dhe kush per interese personale. Kush eshte per zhvillim dhe kush per shkatrrim te qytetit. Kush ka pjekuri politike dhe pergjegjesi ndaj votuesve dhe qytetareve te Ulqinit.

Jemi te sigurt qe nuk eshte moment per kusurime politike, te cilat mund te paralizojn funksionimin e pushtetit, paralizim i cili do te shkoi ne dëmë te qytetit, me pasajo te paparapara per qytetar.