Nika: Përse duhet të shpërndahet kuvendi i Ulqinit?!

December 25, 2015   | Opinione

muhamet-nikaMuhamet Nika

Ka shumë arsye përse duhet të ndodhë kjo, por arsyeja fillestare është se kuvendi me tempon dhe dinamizmit e punës së vet nuk është duke punuar fare dhe nuk është duke realizuar pikat të cilat ia propozon kryetari i kuvendit me kërkesë të ekzekutivit. Pastaj ndodhë edhe kjo që , edhe nëse ia kandidon pikat , atëherë pasi i vë në rend të ditës, nuk hapë debatë për të tillat dhe i qet në harresë .

Kuptohet nëse nuk u përshtaten bosave politikë të Forcës…?! Kjo është një dhunim i ligjit – për të cilën gjë disa kolegë nga udhëheqjet tjera komunale, moti janë – “ KU PJERDHIN KOLTË”…, e nuk do të ishte keq si kur të shoqëroheshin atje nga tanë , sepse do t’i kishin- pa dyshim cimera të mirë?!

Si njohës i mirë i këtij problemi , kategoria ligjore statutare dhe me rregullore të kuvendit- Kuvendi nuk mund të heq nga rendi i ditës – pa debatë një pikë për të cilën është votuar njëherë që të hyjë në rend të ditës. Dhe kështu kemi rastin që nga 20 e sa pikat e kandiduara nga kryetari Gjeka, ata edhe pse kandidohen , nuk arrijnë kurrë në rend të ditës dhe kuptohet se me këtë cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve të cilët presin realizimin e tyre.

Tjetër në mbledhjen e nisur e të ndërprerë…, gjithë ashtu u konstatua nga kryetari Gjeka , që ai në punën e tij është kah sabotohet edhe me zvarritjen e kandidimit të buxhetit të vitit 20016, çka me të drejtë këshilltari i SNP-së – Andrija Qetkoviq, ceku që nëse qëndron konstatim, atëherë duhet të kërkohet votëbesimi i kryetarit të kuvendit , për të zhbllokuar punën.

Pohojmë që përveç minimit të planit të sanimit të gjendjes financiare , nga ” opstruksionet “- Kuvendi , do ta pësojë nga kërkesat radikaliste të sindikatit që janë paralajmëruar sepse me filozofinë dhe mos punën e vet ka therë  edhe një plagë tjetër të punëtorëve , e që është mos hapja e debatës , rreth vendimit për ndërtimin e 250 banesave të solidaritetit për të punësuarit e pushtetit lokal.

Kryetari Cungu – për këtë gati sa nuk fitoi padi penale

Po dhe Gjeka po tregohet shumë i plogësht me sekretarin që kryeson nga partia e tij , për çështje banesore?!

Vërtetohet se Inspektorët republikanë , për këtë çështje i kërkuan llogari Cungut për shkelje ligjore ndaj punëtorëve, por ishte vullneti “i mirë i tyre ”, kur arsyetuan , se nuk dëshironin të ngritej akuzë e tillë sepse nuk është momenti, pasi ishte fushatë zgjedhore..

Thuhet se kryetari Cungu, e shmangte nxjerrjen e vendimit për ndërtim të banesave , sepse dëshironte të shmangë konkurrencën në treg , për partnerët e grupimit të vetë politik , nga se ndërtimi i 250 banesave sindikaliste , do të   tej ngopte tregun e Ulqinit dhe shumë tregtarë të Forcës do t’i çonte në falimentim kreditor??!!

Po dhe Gjeka i cili kryeson tash sa vite me sekretariatin përkatës të banesave , nuk u tregua i vendosur dhe po përligj inercionin e skajshëm ?!

ceshtjet banesore ne ulqin

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„