Fazë përgatitore për FK Tirana në Ulqin

January 4, 2016   | Sporti / Sport

fk-tirana-stervitjeMe mbylljen e vitit 2015 dhe rikthimin në garën për kupat e Europës, vëmendja te Tirana është te përgatitjet për gjysmën e mbetur të sezonit.

Pas një pauze disa-ditore për ndërrimin e viteve, bardheblutë do ti kthehet përgatitjeve me intensitet të plot. Klubi po punon që skuadra të zhvillojë një mini-fazë përgatitore në Ulqin. Aty të besuarit e Ilir Dajës do të marrin ngarkesën fizike për të përballuar edhe pjesën e mbetur të kampionatit.

Ndërkohë, 24 herë kampionët zhvilluan ndeshjen e fundit miqësore për këtë vit, duke fituar 4-0 përballë ekipit të Internacionalit. Një ndeshje ku titullarët u aktivizuan një pjesë loje, duke kaluar në avantazh me Kërçikun.

Në miqësoren e zhvilluar trajneri Daja i la mjaft hapësira edhe lojtarëve të rinj, ndërsa rezervat bardheblu realizuan edhe tre gola të tjerë në portën e Internacionalit.

Përsa i takon infermierisë, Ervin Bulku po vazhdon rikuperimin pas lëndimit në kavilje në sfidën e fundit me Kukësin. Kapiteni bardheblu ishte i pranishëm në miqësore, por më tepër në rolin e ndihmësit të Ilir Dajës, duke punuar me lojtarët e rinj.

Faza e rehabilitimit vazhdon edhe për mesfushorin Erjon Vucaj, që po punuar për të kaluar problemin me muskujt e barkut. Mesfushori shkodran ka zhvilluar stërvitje të diferencuar, me vrapime rreth fushës, ndërsa stafi mjekësor do të vlerësojë nëse do të mund ti bashkohet ekipit në fillim të muajit janar.

Bota Sot