Nika: Kuvendi votoi vendimin për hipotekë, por me gjthë atë – Gjeka nuk mbeti në mëshirën e Cungut !!

January 4, 2016   | Ngjarjet - Events, Opinione

Muhamet NikaNga Muhamet Nika

Si rezultat i përgatitjes profesionale shumë të dobët të klubit të Gkekës , të cilët nuk e njohin as procedurën (rregullat) e kandidimit dhe radhitjes së pikave të rendit të ditës në kuvend – ata edhe kësaj radhe me veprim të vet i dhanë mundësi , Haxhibetit të taktizonte (luante) me ta… ,duke i gjunjëzuar ata e duke i fajësuar si kish vetë qejf !!!
Fjala është të vendimi për hipotekë , për vjeljen e kredisë e të cilin jashtë procedurës , e vuri si pikë para rebalancit në kuvend , që do duhej të ishte pikë e parë?!
Thjeshtë për opinionin e painformuar sa duhet shtojmë se mu ashtu si në një sofër ose dhomë të pritjes ku njerëzit ulen sipas rëndësisë- kryesisht moshës, dhe ku ta zëmë një fëmijë nuk mund të ulët para një plaku…, ashtu edhe me rregullore dhe statut të kuvendit e ligj , vendimi për hipotekë nuk mund të radhitej para rebalancit të buxhetit. Të cilit në këtë mbledhje SI PIKË i takonte vendi i parë.
Kurse , kjo tregon se Cungu është pa marrë para sysh , mjeshtër i driblimit procedural të paktën të PD-së , duke u shënuar gol atyre , brenda 4 centimetrave procedurë- pikave..?!
Dhe kështu, në të hënë , Gjeka , për disa , mund të duket se është në mëshirën e Forcës, nëse Cungu, nuk ia kalon rebalancin – çka ka plotësisht mundësi që Cungu ti hajë fjalët…?! Atëherë nëse kjo ngjet, në këto situata , të punësuarit mund të presin që rrogën nga kredia ta vjelin, diku në prill të vitit 2016 me buxhet .
E deri atëherë po duket Cungu e vlerësoi se ka kohë të mjaftueshme të hidhërohet e pajtohet me DPS-në rreth postit të kryetarit të komunës edhe nja dy, apo 3 herë tjera..?!

Por edhe ky skenar i tij pak ka shanse të realizohet?!!
E nxjerrim këtë konstatim si mundësi reale dhe procedurale , duke pasur parasysh që punëtorët veç do hyjnë në muajin e 6 pa rroga… E kjo sipas ligjit në fuqi automatikisht , po të ndodhte , do të nënkuptonte detyrimin e qeverisë që me 1 shkurt të vitit 2016 të vendosë në Ulqin , masat e dhunshme…?! Aq më tepër , kur për këtë e obligon edhe plani i sanimit financiar i nënshkruar me insistim të komunës…?!! Kuptohet që për kaq gjë e din edhe Sindikata se si të obligojë veten. E aq më tepër që do të kishte edhe përkrahjen e kryetarit të komunës , i cili me inercion do anojë nga ajo.
Kuptohet që edhe Gjeka , në këto situata nuk do të ishte i nxehtë për veprim , sepse me votimin e kësaj pike , ai ka fituar alibi –kohë që për nja 4 muaj të mos ulet më poshtë në kuvend….?!
Madje duke pasur parasysh disa pika që janë votuar për të hyrë në rend të ditës , por nuk kanë kaluar ende në debatë , ai mund të insistojë të kërkojë votëbesim të kryetarit të kuvendit. ..?!
Po dhe DPS , nuk nxehet , si duket për koalicion …?!
E përse ndodhë kjo…?!! Nëse nuk kalon rebalanci.. , të hënën… atë herë qeveria lirisht mund të instalojë në pushtet ndonjërin prej tyre- DPS-në…, në se nuk vendosë të bjerë ndonjë prej Podgoricet…, si kryetar të dhunshëm… me” LA LESH ?! Sepse këtë ia mundëson ligji në situata të tilla”?!