Nika: Në Ulqin gjendje kaotike: DPS nuk guxon të marrë pushtetin…

January 4, 2016   | Opinione

muhamet-nikaNga Muhamet Nika

Kujtojmë që Dps, të shtunën pat paralajmëruar zgjedhjen e ngërçit politik nëse shqiptarët nuk merren vesh dhe se ai do të zgjidhte partnerin në pushtetin e ri lokal nga partitë shqiptare . Por ja që nuk ndodhi?!!Një gjë SOT është më se e sigurt : Që DPS, në këto rrethana, të krijuara pas kërkesës për votëbesim të qeverisë në parlament nga Gjukanoviq, …, e në mungesë të dy gishtave shqiptarë, ai tashmë nuk guxon më të marrë pushtetin në Ulqin dhe “ të hidhërojë Forcën dhe Gjekën- deputetët e tyre..”?!
Bile ka shumë të ngjarë që këto të dy, t’i pajtojë duke përfunduar me emërimin si anëtarë qeverie.. . ?! Kurse deri atëherë në komunë do të vazhdojë të kryesojë Gjeka( nëse nuk ofron me dëshirë dorëheqje…)?!
Ose edhe më qartë, kuvendi i filluar do të përfundoj në frymën e votëbesimit të qeverisë qendrore.
Dje u pa se duke kërkuar të zhbëjë atë që tha një ditë më herët, Loro Ndrekiq në vend se të , lypi një pauzë e të proklamojë formimin e koalicionit të ri, ai kërkoi pauzë për drekë..?!.
Në ndërkohë, mësohet se kuvendit, nga ana e Forcës, do të kërkojë edhe një herë t’i jepet mundësia që nesër të zhbllokojë punën e funksionimit të pushtetit lokal ,duke e kuptuar përfundimisht, që asaj i dështoi tentativa, për të shkarkuar GJEKËN- pa vullnetin e tij…?! Por që , gjithashtu, as që pati sukses të votojë rebalancin – buxhetin për vitin 2016 dhe as që nxori vendimin për financim të përkohshëm. ?!
Ndërsa shprehur me gjuhën e ligjeve juridike dhe ekonomike, kjo do të thotë , që nëse kjo vërtetë ndodh që kuvendi të mos mblidhet…,?! Atëherë i bie që parlamenti të vetë bllokojë punën e ekzekutivit të Gjekës , duke filluar nga 4 janari i vitit në vazhdim?! SEPSE Gjeka , ligjërisht nuk do të mund të realizonte as një cent , nga mjetet buxhetore e vitit në vazhdim …, pa u mbuluar me vendimet e cekura.

Po edhe si kur të ndodhte e gjithë kjo , situata e tillë nuk do të shkonte fare në favor të Forcës.
Në këtë situatë , vetë kryetari i komunës, i shtyrë edhe nga sindikata do të kërkonin llogari dhe ndihmë nga qeveria, për të zhbllokuar gjendjen duke kërkuar mendimin e qeverisë rreth shpërndarjes së parlamentit.
Lligji nuk e parasheh mundësinë e vënies së çështjeve në rend të ditës dhe të mos votohen – pro kundra, ose të përmbajtur?!!

SITUATA DO TË Ç’TENSIONOHET SOT NË PRITJEN QË BËNË KRYEMINISTRI NË VILLËN GORICA ?!

Shpresojmë që situata të jetë ç’tensionuar , sot pas pritjes që bëri kryeministri në Villen Gorica e ku qenë të ftuar edhe 2 shefat shqiptarë. Mbase ata , atje edhe “ PËR 5 MINUTA..”, e në këmbë do të ujdisën për formimin e pushtetit lokal në Ulqin, kur të mësojnë që DPS , nuk rrezikon të humbë Podgoricën- qeverinë, për shkak të Ulqinit…?! Kuptohet po të humbiste dy gishta e shqiptarëve dhe të SNP-së, rreth qeverisë së re ?!