Skandali i radhës i kryetarëve të komunës në Ulqin

January 4, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

KONTRIBUTET E PUNËTORËVE  TË PA PAGUARA NGA VITI 2009Nga Muhamet Nika

-KONTRIBUTET E PUNËTORËVE TË PA PAGUARA NGA VITI 2009

Edhe pse Kuvendi i Ulqinit votoi vendimin për të shlyer rrogat e të punësuarve , në pushtetin lokal dhe sektorin publik si dhe te të gjitë atyre që lëshojnë punën , duke shkuar në asistencë sociale, kjo shihet që sipa të dhënave të fondit “ PIO” të sigurimit të pensioneve në Mal të Zi, pagesa është logjikisht e pa realizueshme .

Themi kështu sepse shuma prej 4, 2milionë euro , si kredi, e marrë nga komuna është plotësisht e pamjaftueshme që me te të shlyhen të gjitha detyrimet ndaj tyre , si në rroga – kontribute dhe në paisjen e përcjelljes së tyre në asistencë sociale , me vlerën e cakrtur prej 10 mijë e .
Sipas të dhënave të Fondit – kontributet nga komuna janë të pa paguara nga viti 2009 të kohës së 2viteve të fundit , të Hajdinagës , komplet Cungut e deri te ajo e Gjekës..?!!
Kështu shohim se vetëm për një zyrtar lokal me fakultet , obligimet e komunës ndaj tij kapin shumën prej 26 mijë eurove. Çka sikur të ishte fjala vetëm për shlyrjen e obligimeve, të 20 prej tyre , atëherë shuma do të rritej në 260 mijë euro. E nëse , këtij numri i bashkangjiten edhe punëtorët e sektorit pulik, vajhalli….?!!
Do të kishte qenë e udhës , që sekretari , për buxhet e financa të spjegojë se si rri çështja, mos ka ende formular” M-4” , të paguara e të pa dorëzuara nga koha e fundit e Gjekës, në institucionin ku duhet..?!!!

KONTRIBUTET E PUNËTORËVE  TË PA PAGUARA NGA VITI 2009-1