KF Kukesi vazhdon fazën përgatitore në Ulqin

January 9, 2016   | Sporti / Sport

KF KukesiKukësi niset për në Ulqin për të vazhduar fazën përgatitore

Me ekipin bashkohen dy sulmues

Stërvitjen e fundit në Shqipëri e mbylli.

Kukësi do të kërkojë ta gjejë në Ulqin formën më të mirë për të arritur synimet e fazës së dytë.
Nën drejtimin e trajnerit tashmë të vetëm, Klodian Duro, skuadra veriore u ushtrua për gati 2 orë në kompleksin “Internacional” në Pezë përpara sesa të merrte rrugën për në qytetin shqiptar të Malit të Zi, ku do të qendrojë 12 ditë.
Bashkë me ekipin janë edhe dy lojtarë të rinj.
Më i rëndësishmi duket sulmuesi Izair Emini, e ardhur nga Maqedonia.
Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në kampionatin fqinj në radhët e Shkëndisë së Tetovës dhe të Renovës, duke u shpallur sezonin e kaluar si shënuesi më i mirë me 20 gola.
Tridhjetëvjeçari i lindur në Tetovë ishte sërish më i miri tek Renova edhe këtë edicion, dhe kuksianët besojnë se ai do t’i ndihmojë të kalojnë krizën e golit.
Sulmuesi tjetër i ardhur është braziliani Uilliam Gomes Da Silva.
Kukësi e mbylli vitin 2015 në mesin e tabelës së Superligës, por jo shumë larg vendit të tretë, ndërsa është paraqitur shumë më dobët se vjet kur doli nënkampion.
ABC News