Aktiviteti i komunitetit shqiptarë nga Ana Malit në Shtetet e Bashkuara – 2015

January 11, 2016   | Bota

Aktiviteti i komunitetit shqiptarë në Shtetet e Bashkuara – 2015, i cili mund të konsiderohet si arritja me e madhe e shqiptareve të Amerikes

Kurti-Ana-Malit-SHBATurneu në futboll të vogël “Vllaznimi Soccer Tournament” në Nju Xhersi të SHBA-ve

Nga Beqir Sina

Ky eshte permbyllja dhe si me thene “Ajo Qershia mbi Torte” përfundimi me sukses i turneut në futboll të vogël “Vllaznimi Soccer Tournament” në Nju Xhersi të SHBA-ve, i organiziar nga “Qendra kulturore shqiptaro-amerikane” (Fondi përbashkët shqiptar – FPSH), ku morën pjesë 24 skuadra me futbollistë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.

Sport dhe traditë e kulturë vetëm kuq e zi në prag të viti të ri nga shqiptarët e Amerikës, mund të jetë përshkrimi më real i këtij evenimenti mbarkombëtar, të cilin e organizoi komuniteti shqiptar, respektivisht mërgata strugane në Amerikë, pasi përvec garës sportive, në këtë eveniment madhështor u kërcye dhe u këndua vallja dhe kënga shqipe.

Në foto me fituesin e Kupës futbollistin e Ana e Malit, Kurti, duke percjell nje pjese te emocioneve nga Ana e Malit në SHBA mes shqiptareve.

Ky aktivitet shembullor u përcoll me kujdes nga mediat shqiptare në SHBA por edhe nga ato në vendlindje.

Gazeta Illyria, BotaSot, televizioni Alsat-M dhe ShenjaTV në Maqedoni, portalet Almakos, Strugalajm, Drini.mk etj, i dhanë hapsirë këtij organizimi të shkëlqyeshëm i cili vitin e ardhshëm do të jetë edhe më madhështor, ka premtuar organizatori i cili duhet pergezuar per kete aktivitet dhe meriton nje Kup te vecante nga shqiptaret e Amerikes.

Bota Sot