Vllaznia kthehet në stërvitje, faz përgatitore në Ulqin

January 11, 2016   | Sporti / Sport

Vllaznia-UlqinPavarësisht problemeve financiare të gjysmës së parë të sezonit, që u shoqëruan me ecurinë e dobët të skuadrës në Kategorinë Superiore dhe kulmuan me bojkotin e stërvitjeve nga lojtarët, te Vllaznia duket se është rikthyer normaliteti.

Garancia e dhënë nga Bashkia e Shkodrës për financat, duke përgatitur një fond prej 800 milionë Lekësh të vjetra për ekipin dhe emërimi i trajnerit Armando Cungu u shoqëruan me ndryshime të rëndësishme. Lojtarët hoqën dorë nga bojkoti dhe të dielën zhvilluar normalisht seancën stërvitore nën drejtimin e teknikut të ri.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është vendimi i bordit drejtues, që ekipi të stërvitet në kushte sa më të mira. Mini faza përgatitore e dimrit për Vllazninë do të zhvillohet në qytetin e Ulqinit, në Malin e Zi. Aty skuadra do të ketë mundësi të përgatitet për të përballuar sa më mirë gjysmën e mbetur të sezonit, ndërsa drejtuesi i ri i stolit do të punojë për të implementuar idetë e tij të lojtarët. Klubi shkodran njoftoi se gjatë qëndrimit në Ulqin, tekniku Cungu ka planifikuar të zhvillojë edhe dy deri në tre miqësore testuese, për të vlerësuar me kujdes gjendjen e skuadrës.

Bota Sot