FC “Feniks” po shkëlqen në turneun e Ulqinit

January 14, 2016   | Sporti / Sport

FC Feniks - UlqinSkuadra kosovare e futsalit Feniksi, është duke marrë pjesë në turneun kombëtarë ‘Ulqini 2016’ në futboll të vogël i cili është duke u mbajtur po në këtë qytet. Ekipi nga Drenasi është skuadra e vetme kosovare e cila është pjesë e këtij turniri.

Futbollistët kosovarë janë duke shkëlqyer, e falë paraqitjeve të tyre të jashtëzakonshme kanë arritur deri në gjysëmfinale. Edhe vetë organizatorët e kësaj ngjare futbollistike kamë thënë se janë skuadrat e Shqipërisë dhe ato kosovare të cilat po e madhështojnë edhe më shumë këtë turne.

Është pikërisht skuadra e Feniksit ajo e cila ka arritur t’i bëjë për vete edhe një numër të madh të tifozëve të cilët kanë shprehur shumë ‘simpati’ për skuadrën kosovare.

Pa marrë parasysh se a do të kalojë tutje Feniksi për në fazën tjetër, futbollistët kosovarë falë cilësisë së tyre të treguar në këtë garë, kanë fituar zemrat e tifozëve ulqinak.

 KosovaLive360 
REZULTATI:18.00h Fc Feniks – KMF Budva 7-3
19.00h Podgorica – Vllaznia 3-1
20.00h Cungu&Co – Ali Demi 0-1

FC Feniks - Ulqin-1