OTU merr pjesë në panairin e turizmit “Ferien Messe Wien 2016 “

January 15, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

TO-ULCINJ-Ferien Messe Wien 2016Ferien Messe 2016 – Vjene, Austri

Organizata Nacionale Turistike e Malit te Zi edhe kete vit ne bashkepunim me organizatat lokale dhe afaristet eshte duke marre pjese dhe duke prezantuar oferten turistike ne panairin nderkombetar Ferien Messe 2016 ne Vjene ne Austri I cili mbahet prej 13 deri me 17 janar.

 

Organizata Turistike e Ulqinit per here te dyte sipas Plan programit per vitin 2016 merre pjese ne kete panair me te cilin fillon edhe prezantimi dhe kampanja e ofertes turistike neper panaire gjate ketij viti.

Ferien Messe eshte nje nder panairet me te medhenj ne Austri ku per cdo vit e vizitojne 100.000 vizitore dhe shume ekperte nga fusha e turizmit qe vijne te informohen per ofertat turistike si dhe te zgjedhin destinacionin e tyre per pushime. Shume afariste kane mundesine te bejne takime me turoperatere dhe medije nga tregu I Austrise.

Mvaresisht nga interesimi, vizitoret e stendes tone mund te fitojne informata per pushime familjare, per te rinj, per pushime aktive dhe rekreative, per restorante me ushqime tradicionale, manifestime dhe aktivitete zbavitese dhe kulturore etj. Austrijaket kane deshire te udhetojne dhe shumica e tyre shkojne ne pushime nje here ne vit dhe sipas anketave te organizatoreve preferojne pushimin aktiv (te ecurit, biciklizmin, Kite surf, kalerimin etj).

 

Deri ne fund te panairit presim nje numer te madh te vizitoreve sepse ne baze te lajmerimeve qe kemi, numri i turisteve nga ky vend eshte ne rritje per cdo vit e me teper.

 

Sherbimi i Organizates Turistike