Mali i Zi me më shumë parti politike për kokë banori në rajon

January 17, 2016   | Shtypi / Mediji

krivokapiq-takim-me-liderat-e-partiveNë Mal të zi aktualisht janë aktive 47 parti politike, dhe është vendi me më shumë parti në rajon “për kokë banori”.

Në Regjistin e partive politike deri me 15 janar kan qën të regjistruara 60 parti politike, megjithatë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila është përgjegjës për menaxhimin e regjistrit numri aktual i partive politike që veprojnë në Mal të Zi është 47, për shkak se 13 prej tyre janë fshirë nga evidenca.

Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar gjashtë parti të reja ky një prej tyre është shqiptare- Lëvizja për Pljevlja, Demos, Mali i Zi Demokratike, Partia e Punëtorëve, Lëvizjes Qendrore Shqiptare për Integrime dhe Social Demokratët e Malit të Zi. Shumica e partive të reja u formua me ndarjen e atyre ekzistuese./Malësia.ME/